Deputeti i Partisë Demokratike Dash Sula diskutoi në Report Tv rreth ngjarjeve më të fundit kriminale në vend, ku akuzoi deputetët, të majtë dhe të djathtë për lidhjen me krimin. Deputeti tha se kriminaliteti do ishte përgjysmuar,nëse kriminelët nuk do të kishin mbështetje poltike.
Në një intervistë për gazetarin Arbër Hitaj, ai akuzuar qeverinë se është ajo që ka kriminalizuar institucionet. Ai fajësoj prokurorët dhe gjyqtarët se kanë lidhje me politikanë, të cilët kanë kontakte të drejtpërdrejta me kriminelët.
“Ka tolerenacë për elementët kriminal, të cilët lihen të lëvizin lirish. Politika ka fajet e veta, por atë që i ka bërë kjo qeverisje është kriminalizimi i të gjitha institucioneve. Nëse deputetë , të majtë dhe të djathtë, drejtues të njësive vendore nuk do të kishinlidhje me krinin, kriminaliteti do të ishte i përgjysmuar. Prokurorë dhe gjyqtarë janë të lidhur me politikanë, drejtues të cilët kanë kontakte të drejtpërdrejta me kriminelët”, tha deputeti Sula.
Sula u shprehu mbështetje për Drejtorin e Policisë, Gledis Nano. Ai tha se Nano është i pa korruptuar dhe se ka njoftuar ambasadën e SHBA-ve dhe ambasada të tjera ta mbështesin, pasi politikanë të rëndësishëm po përpiqen ta pengojnë në kryerjen e detyrës.
“Mbështes Gledis Nanon, është i pari drejtor gjatë këtyre 30 viteve , dhe e kam bindje nga të gjitha informacionet që kam se njeri i pa korruptuar. I kam kërkuar autoriteteve ligjzbatuese, Ambasadës se SHBA-ve si dhe ambasadave të tjera që ta mbështesin. Jam i bindur se politika, ministri i brendshëm, qoftë kryeministri, duan të ndërhyjnë apo pengojnë në punën që ai po bënë. Pa diskutim, që dhe brenda policisë ka struktura të politizuara. Ndjej keqardhje për kolegët e mi të mazhorancës të cilët nuk reagojnë.”, u shpreh Sula.
Brenda një jave, 4 persona humbën jetën në vend në 3 ngjarje të ndryshme kriminale, në 3 qytete të ndryshme. Në Sarandë, Xhanelo dhe Xhoi Taraj,dy vëllezër u arrestuan pasi goditën me thikë në zemër 41-vjeçarin Klodian Bakia, cili ndërroi jetë në spital pas një sherri për vendin përpara hotelit ku punonin vëllezërit. Po në datë 18 gusht, Shpati Lena, 37-vjeç dhe Hakim Xhezo, 34 vjeç u ekzekutuan me breshëri plumbash tek mbikalimi i Panajas në Vlorë. Në datë 17 gusht, në Elbasan, një 33-vjeçar, Madrit Ulqinakumbeti i vrarë pasi u qëllua me armë zjarri nga një 20-vjeçar, pas një konflikti të çastit.