Ngjela ndan grupet pro dhe anti-reformë: Rama falet te Taipi, Xhafajn e pret FBI

Ngjela ndan grupet pro dhe anti-reformë: Rama falet te Taipi, Xhafajn e pret FBI

A mund të dështojë Reforma në Drejtësi në Shqipëri?
Kjo është një pyetje që ngrihet, por dhe që dëshirohet nga të korruptuarit.
Dështimi i Reformës është një pamundësi absolute. 
Nëse dështon Reforma në Drejtësi në Shqipëri, kuptohet se ka dështuar politika amerikanë.
Po, a ka dështuar ndonjëherë kjo politikë; që të vijë e të dështojë në Shqipëri?
Kush do ta mundë këtu politikën amerikane Berisha me Ramën?
l.
Të gjithë të korruptuarit e korrupsionit kryeministror shqiptar punojnë për ta dështuar Reformën në Drejtësi. Por më qesharaku po tregohet Rama, që pas çdo suksesi të reformës, sokëllin duke kërcënuar opozitën për goditje penale, duke mos pasur asgjë në dorë. Përkundrazi, është objekt direkt që e kap Reforma në Drejtësi.
Dhe a e dini përse e bën këtë?
Sepse dëshiron që t'i japë hapësirë kundërshtuese opozitës që ajo të ngrihet në revoltë duke thënë se kjo është një reformë që drejtohet nga Rama.
Por është i lehtë dhe i leshtë njëherësh nga mëndje, sepse Reforma nuk mund të ndalohet edhe pse është vonuar nga Berisha dhe grupi i tij.
Duhet të theksojmë se në analizat historike të politikës, politika e osmanëve në Stamboll, analizohet si politikë që kishte si metodë vonesat. Ata kanë qënë quajtur politikanë të vonesës.
Sigurisht Sali Berisha nga ata e ka trashëgim që të gjithë opozitat që ka bërë janë mbështetur vetëm te vonesa. 
Por edhe Ramë ziu kuptohet se te mendja e vonuar e Saliut i ka mbajtur Shpresat. Por duket se këto shpresa për të prishur Reformën i ka edhe në Stamboll të Taip Erdogani.
Ka shenja se i thotë Tipit ta ndihmojë në shkëputjen e tij nga politika amerikane. Po ka këtë si qëllim, është i djegur më keq sesa do të digjet nga Reforma që sigurisht se e kap.
ll.
Shikojini sesi po i shkojnë punët korrupsionit kryeministror shqiptar.
Rama shkon të falet të Taipi në Stamboll, kurse njeriu më i rëndësishëm i qeverisë Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, shkon në takime të rëndësishme në Uashington. Takon FBI--në, DEA-n dhe nivele shumë të lartë të politikës amerikane; kurse Saliu krijon skema vonese.
E kuptoni se në çfarë halli janë të korruptuarit e mëdhenj. Po si mendon Rama dhe deri diku edhe Berisha; këta të dy do të mundin Uashingtonin, Prokuroren e Përgjithshme Marku, ministrin e Brendshëm Xhafaj dhe politikën gjermane?
Po pse me vonesat e Berishës do të bllokohet Reforma në Drejtësi në Tiranë?
Në thelb, po ta shohësh me vëmendje, i gjithë procesi i tyre kundërreformë konsiston kryekëput në dëmin e tyre shumë të madh që po i shkaktojnë vetes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 24/03/2018 21:44

    O taku ti je ftof në byth. Me keqardhje po ke rëshkit apo si bje në mënd Amerikës për Shqiprin . Edi rama me shok po bëjn pall ariu me ktë kodosh populli nga të dy krahet po vjedhin me të dyja duart . Ti shiko mona buçja një fshatare ordinere meret me politik imagjino se si mund të bëhet Shqipria me të tilla monstra. Megjithse për ty kam respekt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari