Ngjela në Report Tv: 11 dhjetori synon destabilizimin e Shqipërisë në interes të Moskës e Beogradit! Berisha rrezikon të arrestohet nga SPAK, SHBA ka diferencuar edhe Metën

TIRANË- Kuvendi i 11 dhjetorit për avokatin Spartak Ngjela synohet destabilizimi i Shqipërisë, në interes të Beogradit dhe Moskës dhe protagonist i kësaj nisme është Sali Berisha. Megjithatë, ajo se çfarë do të prodhohet të shtunën në 'Air Albania' për avokatin nuk do të jetë asgjë, as ndarjen e Partisë Demokratike, pasi në thelb e ka cilësuar si një lëvizje jashtë ligjore. Në 'Studio Live' me gazetarin e Report Tv, Arbër Hitaj, Ngjelaj tha se 'Foltorja' nuk tregon një mbështetje të madhe përkundrejt Berishës. 

"Ajo është lëvizje jashtë ligjore, është person juridik PD dhe si person juridik është e njohur në gjykatë, këta kanë vendim gjykate që janë person juridik, jo. Si dalin personat juridik anash, është shkelje ligji, a do veprojë ligji kundër tyre nuk e di, por lidhje me ligjin nuk kanë, nuk e pranon asnjë strukturë juridike, revolucion nuk pranon NATO e SHBA. Destabilizimin e Shqipërisë, por kjo është shkak, duan destabilizim, thërret njerëzit që të bëjnë revoltë popullore. E kërkon destabilizimin Beogradi dhe Moska. Entuziazëm dhoma, keni parë miting me 80 mijë njerëz, unë nuk kam parë, çdo njeri mund të mbledhë njerëz", tha Ngjela. 

2 ditë para se Sali Berisha të mbledhë në stadium mbështetësit për Kuvendin e PD-së, të thirrur prej tij, do të mbërrijë në Tiranë i dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe fakti që ai nuk ka përfshirë në axhendën e tij, Sali Berishën dhe Ilir Metën, për avokatin, tregon shumë. Sipas tij, është tregues se Meta dhe Berisha janë të rrezikuar nga politika Amerikane dhe tregon që SHBA i ka distancuar të dy.

"E kuptojnë dhe pulat e lagjes sime, janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane, janë më të akuzuarit për korrupsion, madje Meta është pushuar dhe si president nga parlamenti, pritet që të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, nuk kanë lidhje me Shqipërinë, Shqipëria nuk mund të dalë kundër Perëndimit, pse se do Saliu. Flitet për interesin e Shqipërisë, jo të Saliut, s'i pranon Amerika, ky është akt, ai është 'Non Grata', si do e takojë ai? Fakti që nuk po shkon te Meta i kanë diferencuar të dy", tha Ngjela.

Nisur nga të gjitha këto zhvillime, thelbi i të cilit është shpallja 'Non Grata' e ish-kryeministrit, nëse provat për korrupsion që disponon SHBA i ka çuar në SPAK, për Ngjelën, atëherë Berisha rrezikon të arrestohet.

"Basha me Saliun luftojnë për pushtet, Bashën e përkrah Amerika, por jo Berishën, e dëgjova që tha që është tradhtar, tradhtar i kujt, i Rusisë? Se atë e ka pranuar Amerika, këtu ka politikë nuk ka tradhti, janë akoma me frazat e Enver Hoxhës, ça tradhtie ka këtu, ka humbur logjikën normale të të folurit. Berisha rrezikohet deri në arrest, amerikanët i kanë ngritur akuza, ka korrupsion, këtu është pikëpyetja, provat që ka do ia japin SPAK, nëse ia kanë dhënë rrezikon arrestin", tha Ngjela.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:43
Deklarata e fortë e Ngjelës në Report Tv: Rama ka frikë nga Basha sot, ja pse

 

Zhvillimet  në PD, për avokatin Spartak Ngjela do të ndikojë edhe në PS e më konkretisht dhe te Edi Rama.

"Edi Rama ka frikë nga Basha se po merr përkrahje amerikane, ka shenja që do fitojë partinë dhe është hera e parë që politika amerikane do të bashkohet me PD, kjo e tremb Ramën, ai kishte Saliun e mbante si gogol, që s'kishte përkrahjen e Amerikanëve, nëse BASHA DEL, nuk është në favor të Ramës se shikon dekadencë, do ikë Rama si kryetar brenda këtij mandati dhe po pa që forcohet shumë PD, do të tërhiqet, kjo ndodh në politike, dhe kështu do të ndodh, kjo është psikologjia, ai me Bashën, nuk mund të rezistojë dot, për faktin se Basha suportohet nga SHBA, që thanë se do e ngremë PD me Bashën deri sa të pranohet në SHBA", tha Ngjela.

Ora 17:42
Nesër Escobar në Tiranë, Ngjela 'tregon' se çdo të ndodh: SHBA do tregojë forcën ndaj Sali Berishës

 

Pritshmëritë nga vizita e të dërguarit të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë, për avokatin Spartak Ngjela janë të mëdha. Sipas tyre, nesër SHBA do  të tregojë forcën përkundrejt Sali Berishës.

"Mund të ketë shprehje të forcës të Amerikanëve, politika amerikanë është kështu kur sheh që rrezikohet politika në një vend  dhe administrata aktuale është me ta, ata tregojnë lëvizje të forcës, nuk është çudi që nesër të kenë një hapësirë për të shprehur forcën me se nuk e di, o bie një kryqëzor, o me avion, japin të kuptuar atij që jemi këtu, nëse PD kërkon që të ushtrojë forcë, por ma ha mendja që Saliu do të shkojë të forca", tha Ngjela.

Ora 17:31
Berisha 'Non Grata', Ngjela në Report Tv: Provat janë marrë nga FBI e CIA, ka gënjyer për gjykatën në Paris! Që ai ka bërë korrupsion e dinë dhe macet e lagjes sime

 

Si një njohës i mirë i ligjit, Avokat Spartak Ngjela është shprehur se Sali Berisha nuk ka asnjë mënyrë për të hequr 'Non Grata-n' nga SHBA-ja, kjo pasi provat e marra akuzën e korrupsionin janë marrë nga FBI e CIA, edhe pse shprehet i sigurt se nuk është vetëm kjo akuzë.

"Janë gënjeshtra, cili është gjyqtari, shpallet gjykata po ku është? Provat i kanë marrë nga FBI dhe CIA, FBI-në do mund Saliu? Si do e mundësh ajo mban Amerikën, ajo ka sjellë provat, por që ka pasur korrupsion Saliu, nuk diskutohet,e  dinë dhe macet, si operojë SHBA lidhur me korrupsionin, mund të ketë edhe arsye të tjera, do e shikojmë nesër", tha Ngjela në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adi: 09/12/2021 08:55

    Berisha do te arrestohet, hahahhahahahahhahahhahahahahahhaahhahah. ky me mire se gjithkush tjeter e di mire se asnje politikan aktiv me influence ne popull nuk arrestohet dot, sepse turmat qe e perkrahin mund te shkaktojne destabilitet per vendin. ndaj skarcohet kjo deshire e babatakut. frika e ktij e vertete eshte se vete takun mos e arrestojne perseri si ne vitet 70 kur miqt e babait te tij e futen aty ku e meritonte. nejse eshte harxhim kohe te lexosh apo komentosh kete busull te prishur, delirant, bllokmen-burgaxhi e paranojak.

    Përgjigju
  • Enea: 09/12/2021 00:24

    I madh eshte ai Berisha qe gjys fjale nuk ka nxjerre per Tak batakciun qe sla kazino pa percitur. Si duket ja ka falur Luca borxhet ndaj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev

Lufta në Ukrainë/ Putin: Do të godisnim avionët F-16 të përdorur nga Ukraina edhe në aeroportet e NATO-s! Scholz: As trupa, as raketa Taurus në Kiev