Ngjela ‘skanon’ Reformën Zgjedhore: Duan t’i heqin votën e lirë shqiptarë, të gjithë të korruptuar! Duhet sistem maxhoritar

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në Report Tv ka komentuar Reformën Zgjedhore, ndërsa risjell në kujtesë edhe ndryshimet e vitit 2008, duke thënë se ishte viti kur u ‘pushtua’ Shqipëria. Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati thotë se PD e PS po kërkojnë që t’i heqin votën e lirë shqiptarëve.

Të korruptuar i quan të dyja palët, ndërsa thotë se duhet një sistem maxhoritar.

“2008 ishte vite kur u pushtua shteti shqiptar. 40 që do jenë maxhoritar do arrijnë vetë në zgjedhje, po këto tjerat. I bëjnë partia,. Këta janë surrgoato historike. Duhen fshirë fare nga politika shqiptare. Janë të korruptuar dhe kërkojnë t’i heqin shqiptarëve votën e lirë. Nuk ka mundësi të vendoset demokracia me një ligj si ky.

Nëse nuk e vendosin maxhoritar të pastër nuk goditet korrupsioni. Do vijë dhe në Shqipëri, nuk e ka të gjatë Rama. Këta janë të gjithë të korruptuar. Atëherë pse heshtin shqiptarët, le të rrinë, këta asgjë s’bëjnë. Ne na shpëton maxhoritar i pastër dhe këta mund të na e bëjnë vetëm ndërkombëtarët duke detyruar Ramën”, tha Ngjela në Report Tv.

Ngjela komentoi edhe punën e SPAK, për të cilin thotë se ka vetëm do rrugë, ose do shpëtojë Shqiëprinë nga korrupsioni, ose do zhytet vetë.

“SPAK ose ka frikë ose janë të paaftë. Korrupsioni duhet fshirë. Ligjin antikorrupsion e kanë bërë ndërkombëtarët, ai duhet zbatuar. SPAK duhet të fillojë paditë penale ku nuk janë prekur deri tani. SPAK o shpëton Shqipërinë nga korrupsioni dhe krimi i organizuar, se fundos veten. Ata që kanë krijuar reformën në drejtësi kanë interes të madh në Shqipëri, të kenë mendjen, se janë superfuqi. Ose do e çojën deri në fund luftën kundër korrupsionit ose do zhyten. Nëse kanë frikë se i kanë kërcënuar duhet të japin dorëheqjen”, vijoi Ngjela.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online