Ngricat kanë penguar furnizimin me ujë në Lezhë edhe për shërbime të rëndësishme. Tubacionet e ngrira krijuan problem për repartin e hemodializes në spitalin rajonal të qytetit të Lezhës.
Për të vijuar punën është kërkuar ndihma e shërbimit zjarrfikës. Nëpërmjet autocisternave, zjarrfikësit kanë bërë të mundur mbushjen e depozitave që i jep mundësi personelit që të kryerje shërbimin e hemodializes për pacientet.
Përgjegjësi i repartit zjarrfikës në Lezhë Agustin Pepkolaj thotë se institucioni që ai përfaqëson ka si detyrim të jetë në mbështetje të banoreve dhe institucioneve.
Sipas tij kanë qenë drejtuesit e këtij shërbimi që pasi janë ndeshur me ngrirjen e tubacioneve që bënin dërgimin e ujit në repartin e hemodializes kanë kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.
Moti i acartë me temperatura disa gradë nën zero kanë krijuar probleme edhe për furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Lezhës.
Prej disa ditësh mijëra banorë nuk furnizohen me ujë, pasi tubacionet e ujësjellësit kanë ngrirë.
Në këto kushte qytetaret kanë gjetur shpëtim tek një burim uji që ndodhet në periferi të qytetit.
Ndonëse uji që sigurojnë nëpërmjet burimit nuk është aspak i sigurt për konsumim, lezhjanet janë të detyruar ta përdorin, pasi nuk kanë zgjidhje tjetër.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO