Nis edicioni i dytë i festivalit të dramës shqipe ‘Metrofest’ (Kalendari)
Sezoni i dytë artistik tetor-dhjetor sjell larmi veprash, shqiptare të arkivit, e vepra të njohura në mbarë botën, duke përfshirë në këto projekte aktor karriere apo aktor të rinj, regjisor me eksperiencë apo regjisor me potencial të ri artistik.
MetroFest
Teatri Metropol vazhdon traditën me premierat e tij. Sezoni i dytë artistik tetor-dhjetor sjell larmi veprash, shqiptare të arkivit, e vepra të njohura në mbarë botën, duke përfshirë në këto projekte aktor karriere apo aktor të rinj, regjisor me eksperiencë apo regjisor me potencial të ri artistik.
Teatri Metropol, gjate muajit tetor do të nis edicionin e dytë të festivalit të dramës shqipe “Metrofest”, festival i cili pas suksesit të vitit të kaluar, kësaj here shtrihet në dy javë aktivitete. “Ashtu si në edicionin e parë, edhe sivjet Teatri Metropol, i dedikohet njohjes dhe vënies në skenë të dramaturgjisë shqiptare. Qëllimisht ky festival nuk ka natyrë konkurruese, por e vë theksin tek laboratori i punës me vepren shqiptare. Të pesë premierat e këtij edicioni janë produksione ekskluzive të Metropolit, duke afruar profesionistë të teatrit nga të gjitha brezat për të hulumtuar dhe për t’i dhënë frymë dramës shqipe në skenë, afër publikut”, shprehet drejtoresha e Teatrit Metropol, Jonida Beqo.
Ky edicion i “MetroFest” sjell pesë vepra shqiptare të nxjerra nga arkivi, si “Rrajët lëvizin” e autorit Ernest Koliqi me regji nga Rozi Kostani. “E bija e krahinarit” nga Kristo Floqi me regji nga Aldi Hysotoci, “Kryet e hudhrës” nga autori Kristë Berisha me regji nga Sonila Kapidani, “Makaronat e shejtanit” nga Lazër Lumezi dhe regji nga Rexhina Mollaymeri si dhe “Prangat” nga autori Halil Laze etj. Gjithashtu netët e këtij festivali do të ndërthuren dhe me aktivitetet të tjera alternative.
Qëllim kryesor i këtij festivali është rigjallërimi i teksteve dramatike nga arkiva e dramës shqipe bazuar në një rrugëtim zbulimesh të reja të shprehive skenike. Sezoni i ri në Metropol do të vijoj më tej gjatë muajit nëntor me “Ditari i Ana Frank” i autorëve Frances Goodrich dhe Albert Hackett dhe “Sherlock Holmes dhe qentë e Baskervillit” e autorit Ken Ludëing vepër që do të vihet në skenë në fund të vitit.
Kalendari i “MetroFest”
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.7%
-
I keq
21.8%
-
As i mirë as i keq
33.5%
Vota total: 1243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
“Rrënjë”, vepra e Ulpiana Malokut në teatrin ‘Metropol’! Dialog ekzistencial i nënës e binjakëve të palindur
31 Tetor, 15:22
-
Teatri Metropol ju pret këtë fundjavë me shfaqjen ‘Babai dhe Babai’ Veliaj: Dramë plot emocione nga Jeton Neziraj me regji të Kushtrim Koliqit
20 Tetor 2023, 09:33
-
FOTO/Ansambli Tirana në Festivalin Folklorik Kombëtar që do mbahet në Gjirokastër
23 Qershor 2023, 11:34
-
Drama ‘Gjaku i martirëve të kombit’ premierë në Shkodër! Persekutimi i priftërinjve, dramë bazuar në ngjarje reale
4 Mars 2023, 18:52
-
Nis sezoni i 6 i ‘Metrofest’, artisti Rafael Hoxhaj rrëfen pa zë ‘Zhurmën e Kohës’! Luajti për 9 vjet në teatrin e rrugës, aty ku zë fill historia
8 Dhjetor 2022, 20:04
-
'Mbreti Lir' çel sezonin e ri artistik në skenën e Teatrit Metropol
24 Shtator 2022, 10:47
-
'Tre dimra' ngjisin në skenën e Teatrit Metropol Yllka Mujon, Luiza Xhuvanin, Marjeta Ljarjen dhe Viktor Zhustin
1 Prill 2022, 18:36
-
Teatri Metropol vjen këtë sezon me larmi aktivitetesh, ja Kalendari i Festivalit “Adriatik” 6-19 shtator 2021
6 Shtator 2021, 19:20
-
‘Pikaso dhe Ajnshtajn në një bar në Paris’, çelet sezoni artistik teatror në Teatrin Metropol
10 Qershor 2021, 19:28
-
Historia 100-vjeçare e Shqipërisë, nga shitja e territoreve te ministrat e paditur, ‘Otto Witte 5 ditë mbret’! (VIDEO)
12 Shtator 2020, 16:48
-
Teatri Metropol prezanton muzikalin “Të mirësjellshmit” për fëmijët në shesh!
1 Qershor 2020, 17:23