Nis marshimi nga Parlamenti tek Kryeministria, turma e protestuesve mes makinave në trafik (VIDEO)

Pas fjalimeve politike para Kuvendit, dhe tentativave të vazhdueshme për të çarë kordonin e policisë në hyrje të Kuvendit, ish-deputeti Flamur Noka i ka bërë thirrje mbështetësve që ta ndjekin në një marshim proteste në drejtim të Kryeministrisë. Të udhëhequr nga lideri demokrat Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi dhe ish deputetë, mbështetësit e opozitës kanë nisur marshimin për të shkuar deri tek kryeministria.

Një lëvizje që ka krijuar edhe një situatë të vështirë në qarkullimin rrugor, pasi protestuesit kanë ecur në mes të makinave. Lideri demokrat në këtë mardhim është edhe nën shoqërinë e bashkëshortes së tij, ndërsa deri më tani nuk janë shënuar incidente në këtë marshim proteste.

"Edhe këta që kanë ndaluar makinën janë me ne, po presin dhe po respektojnë marshimin qytetar. Nëse do të ishin dakord, do t'i binin borisë", tha në një prononcim për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta, ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari teksa protestuesit marshonin mes makinave.

 


Lajmi kryesor:

Opozita 3 orë protestë! Tension me policinë tek Kuvendi dhe sulm me bojë Ministrisë së Brendshme (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur