Nisja e punimeve për ndërtimin e spitalit të Fierit, shpronësimet do bëhen me çmim referencë
Mjetet e ndërtimit në kantierin e Spitalit të Fierit
Ka hyrë në fuqi akti normativ i qeverisë për shpronësim të menjëhershëm të pronarëve të tokës prej 5 hektarësh në Mbrostar ku do të ndërtohet spitali i Fierit. Sipas aktit normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare dhe njëkohësisht të depozituar në parlament thuhet se pronarët do të shpronësohen me çmimin referencë sipas ligjit në fuqi, dhe jo me çmimin e tregut.
“Autorizimin e Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin që të negociojë dhe të nënshkruajë marrëveshje me pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që do të shpronësohen për ndërtimin e spitalit të Fierit. Çdo pronar shpronësohet në përputhje me çmimin e përcaktuar në legjislacionin në fuqi”, thuhet në aktin normativ.
Pronarët e tokës kanë mundësi që të ndjekin edhe rrugë ligjore për çmimin e shpronësimit.
“Nënshkrimi i marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1, të këtij akti normativ, nuk pengon pronarët për kundërshtimin në rrugë gjyqësore të çmimit të shpronësimit”, vijon akti normativ .
Më herët pronarët kanë kundërshtuar dhënien e pronës pasi kërkonin shpronësim me çmim tregu.
Spitali i Fierit do të ndërtohet nga qeveria turke dhe pritet të kushtojë 60-70 milionë euro dhe në kulmin e punimeve do të jenë 1000-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.
Aktualisht kanë nisur punimet pasi makineritë e rënda kanë zbarkuar në tokën e përcaktuar për ndërtimin e spitalit që duhet të përfundojë brenda 3 muajve sipas premtimit të presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan.
E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
68.1%
-
Jo
24.6%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2360
Lajme të tjera
-
Plazhi i Darzezës në Fier bëhet gati për sezonin veror! Rama: Perlë e Adriatikut
8 Maj, 08:18
-
Lushnje, hapet ekspozita ndërkombëtare e akuarelit 2024
7 Maj, 21:39
-
Fier/ Konflikti i çastit për pak sa nuk u kthye në tragjedi, policia kap në kohë 25-vjeçarin! Sekuestrohet kallashnikovi
7 Maj, 15:45
-
Fier/ 50-vjeçari plagos me thikë 40-vjeçarin tek terminali i autobuzëve në Mbyet
5 Maj, 13:00
-
Pashkët Ortodokse, besimtarët në Lushnjë e Fier marrin pjesë në meshën e shenjtë të Ngjalljes së Krishtit
5 Maj, 07:35
-
Turizmi historik në rritje, Apolonia pret mbi 330 turistë në ditë! Drejtoresha e Parkut: Ekspozohen mozaikët e vilave romake
4 Maj, 17:48
-
Aksident në autostradën Lushnje-Fier, Benzi përfundon në kanalin anësor
4 Maj, 12:24
-
Turqia ndalon tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gazë
3 Maj, 08:21
-
Fermerët e Divjakës nxjerrin në treg pataten e 'pranverës', arsyeja pse kushton më shtrenjtë
2 Maj, 14:01
-
FOTO/ U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit i plagosur në spital
2 Maj, 10:17
-
Fier, i kërkoi favore seksuale klientes, hetohet në gjëndje të lirë avokati! Polici i burgut rrihet me sende të forta
1 Maj, 15:23
-
Fier/ Vranë me thikë dhe hodhën në kanal 23 vjeçarin nga Tropoja, arrestohet autori i dytë! ishte dënuar me 19 vite burg (EMRI)
30 Prill, 13:12
Je i madh XXXX.Ca duan keta fshataret .Hedhin sh.. perpjet keta
PërgjigjuJo vetem toke buke üor me ligjin e investitorit strategjik cdo prone e Shqiptareve rrezikoher
PërgjigjuJO ME CMIM REFERENCE O PLEHRA,,POR ME CMIM TREGU...MOS I VIDHNI LEKET POPULLIT...NEPER TENDERA E KONCESIONE....
Përgjigjuhaaaaa sa kom qesh O Hasono! do ma shpjegos pak se cfare do te thote cmim reference , se me thone te drejten , une nuk e kuptoj . Kot ta bona kete pyetje se edhe ti sja ke haberin fare se cfare do te thote cmim reference.
Dashks cmim tregu ti o kokra bythqirit, po juve i moret tokat falas nga qeveria kurve e sali berishes tani dashki tjua bleje qecwria mw sa tju haje juve karri. Ju doni qirr rribt e fisin ku e keni.