Nisma Thurje asnjë mandat në zgjedhje, Soko: Dolëm forcë e parë ndër forcat e reja, vota u deformua, Basha të japë dorëheqjen! Më erdhi keq për Bushatin

Partia "Nisma thurje" nuk mori asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit, por sipas kandidatit të saj Pano Soko ajo doli forcë e parë ndër forcat e reja që kandiduan. Ndërsa hodhi akuza për blerjen e votave përmes disa mënyrave përfshirë këtu edhe legalizimet, Soko theksoi se ka dhe disa kandidatë të panjohur që kanë thyer herësin, duke përmendur këtu Ornaldo Rakipin.

"Vota u deformua në mënyrë masive. Kandidatë që si kishim njohur ndonjëhereë thyen herësin. Ornald Rakipi. Blerja e votës nëpërmjet legalizimeve, me favore për çështje që kanë referencë në administratë zgjedhore. Rama i kishte atributet për të qenë një qeveri e rrotueshme. Ne si thurje kërkonim të shfrytëzonim këtë moment për të sjellë një ndryshim të vërtet. Ne arritëm që megjithëse me resurset minimale financiare, ne arritëm të dilnim forca e parë krahasuar me forcat e reja se këto të 4 janë forca të vjetra.

Me 10 mijë vota që kemi marrë ne duhet të kishim një përfaqësues në parlameënt por nuk e kemi për shkak të sistemit. Vetëm për shkak të konfigurimit LSI ka humbur shumë mandate dhe i ka fituar PS. Ne duam ta rrëzojmë këtë sistem elektoral i cili  e deformon votë dhe vullnetin. Ti fito zoti ta bëftë mbarë por mos e deformo vullnetin. Problemi më i madhi këtyre zgjedhjeve ska qenë dita e zgjehdjeve, ka qenë ditë votimi e eqetë proces normal komunikim normal me probleme të vogla që se prishëm procesin. Problemi ka qenë përpara ditës së procesit. Mazhoranca ka përdorur të gjitha format".

Për figurat që nuk hynë në Kuvend ai thotë se i erdhi keq për Ervin Bushatin, ndërsa shprehu vlerësim për Dash Shehin.

"Më erdhi shumë keq për Ervin Bushatin. U fut zoti Rakimi dhe doli Ervin Bushati. Më erdhi keq për Ervinin, kam pasur shumë debate me të konstruktiuve. Nga krahu këtej është zoti shehu një zë shumë i veçantë. Fatkeqësisht nuk është se ka ndonjë specialist të mirëfilltë për ekonominë që më spikat. Ervini dhe Shehu i PD janë 2 figura".

Sipas tij Basha duhet të pranojë humbjen dhe të japë dorëheqjen.

"Nëse ata nuk shkojnë në parlament duhet ti marrim me shqelma të shkojnë. Sduhet ntë ndodhë asnjëherë më. Basha duhet të marrë masat e duhura, ka nevojë për rikonfirmim të lidershipit të PD pas humbjes për herë të 2 radhazi. Kush humbet paguan, ai lider duhet të dorëhiqet, institucionet brenda partisë ta heqin, nëse  ka dëshirë të bëhet pjesë e garës prapë. Kjo është ajo që do ndodhte nëse do isha unë, shpresoj që të bëjë të njëjtën gjë. Më lider autoritar që i hypi nnjë kali dhe nuk zbresin pa sduhet të ketë".

Zotimin e presidentit Ilir Meta i cili tha se do dorëhiqet nëse Rama merr 71 mandate, Soko e quan një bast qesharak.

"Vënia e bastit të presidentit është e tmerrshme. Kjo është qesharake. Po merr ai 71 unë jap dorëheqjen këta e trajtojnë si pronë kur është përcaktuar qartë se kur presidenti duhet të dorëhiqet. Ai po jep dorëheqjen për një bast politik, që këtu fillon turpi që këtu më vjen keq për vendin tim. Tani e gjitha kjo është futur në një rrugë që skam ça them, është prapavijë politike, kanë interesa politike partia me partisë, PS me LSI se kështu është katandisur vendi jonë".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë