“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi

Data 9 shtator 1946. Mbi 150 burra të Postribës, Shkodrës e Gurit të Zi ngrihen në kryengritje kundër regjimit komunist dhe 77 vjetori i përkujtimit të saj u shoqërua me incident.

Për herë të parë pas 32 vitesh, një kryebashkiak i majtë, Benet Beci nderoi këtë datë përkujtimore në nderim të të rënëve por kjo u kundërshtua nga familjarët e të pushkatuarve të cilët ende nuk shohin se është vendosur drejtësia.

“Ende nuk është bërë një mea culpa e sinqertë” argumenton gazetarja dhe autorja e emisionit Dosja K në Report Tv në studion e emisionit “Esencë” në Report Tv. 

Familjet e të pushkatuarve ende po presin një falje, dhe të dinë se ku ndodhen varret e të afërmve të tyre të cilët jeta ju mor sepse ishin kundër regjimit komunist,  dhe politikanët nuk mund të mjaftohen vetëm me një kurorë me lule.

“Të mos bësh drejtësi për krimet e komunizmit, të mos pranosh dhe të mosi analizosh krimet, të mos tregosh se ku janë varret, kjo nuk është drejtësi dhe nuk është e moralshme. Ky është një gjest i mirë por ende nuk shoh një mea culpa të sinqertë. Të paktën të tërhiqen të pranojnë çfarë ka ndodhur dhe të kërkojnë falje. Deri dje ishte Gramoz Ruçi në parlament i cili nuk doli kurrë të thoshte në ngjarjet që ndodhën në Shkodër unë kisha një rol dhe më vjen keq” vijon më tej

Pse kryengritja në Shkodër e jo në Vlorë?
Në studion e emisionit “Esencë’ të Eljan Taninit, në Report Tv ishte edhe Florind Zyberaj, historian dhe studiues pjesë e Institutit të Studimeve për Krimet dhe pasojat e komunizmit

“Shkodra ishte qyteti i fundit i cili u nënshtrua nga komunistët. Nga janar 1945 deri në tetor 45 janë arrestuar nga forcat e drejtorisë së divizionit 3 mijë persona në Shkodër. I mbajtën në 2 burgje dhe shtëpi që u kthyen në burg. Shumë prej tyre u arrestuan pa prova e pa fakte" tregon Zyberaj.

Në studio u zbulua dhe raporti që Zoi Themeli, shef i krahinës së tretë për drejtorinë e Mbrojtjes se popullit i dërgon një vartësi ku shpreh shqetësimin për kaq shumë të burgosur

“Si është puna që ka kaq shumë të burgosur pasi po i palosim njëri me tjetrin. Nuk po i përballojnë dot as burgjet dhe as shtëpitë e burgjeve. Drejtoria e Mbrotjes së Popullit u kërkonte të liroheshin pasi nuk kishin as fakte as prova por se mendoheshin se ishin përkrahës të Ballit Kombëtar e Legalitetit. Një pjesë u liruan por një pjesë qëndruan në burg’ vijon ai.

33 shtëpi të djegura, 21 të pushkatuar, 200 të arrestuar
Shkodra iu nënshtrua një sërë raprezaljes deri në shtator 1946 kur shpërtheu kryengritja e Postribës ku njihen 17 të pushkatuar që në 9 shtator. 4 janë pushkatuar gjatë shpërthimit të luftimit mes kryengritësve dhe forcave të ushtrisë. E gjithë vëmendja u përqëndrua në Shkodër për ta vendosur nën kontroll të plotë nga regjimi

“33 shtëpi të djegura të kryengritësve, mbi 69 persona arritën të arratiseshin, por duke qenë se ishin nën presion familjet e tjera u dorëzuan. 200 të tjerë u arrestuan dhe numri i të vrarëve shtohet duke arritur në 33 të vrarë dhe shumica u persekutuan” tregon studiuesi Zyberaj duke kujtuar se një pjesë e forcave erdhën  nga Tirana në Shkodër për të shuar kryengritjen.

“Gjendet një raport në arkivin e shtetit ku thuhet se kjo kryengritje kapi në befasi regjimin por nuk ishte e vërtetë se sigurimi i shtetit ishte në dijeni që në datën 8 shtator 1946 dhe një pjesë e forcave arritën nga Tirana si mbështetje për të shuar kryengritjen”  tregon më tej Zyberaj.

Pse dështoi kryengritja e Postribës 9 shtator 1946?
Kryengritja ishte parashikuar që të shpërthente në Shkodër e të ishte si lëvizje mbarëkombatare por nuk ishte shumë e organizuar nga paria, tregon gazetarja e autorja e emisionit “Dosja K” në Report Tv tregon në studion e emisionit “Esencë”

Ndërkohë sudiuesi i Institutit të Studimeve për Krimet dhe pasojat e komunizmit zbulon dhe planin e kryengirtjes dhe postulatin nazist që komunistët përdirorën për ta shuar.  

Lajmin për të sulmuar Shkodrën në 3 drejtime jo të gjithë kryengritësit e morën njëkohësisht. Logjistika, nga 450 kryengritës që morën pjesë, shumica nuk kishin mjete logjistike të armatosur por me mjete rrethanore përballë forcave komuniste që ishin të mirëorganizuar dhe kishin logjistikën. Komunistët përdorën postulatin e nazistëve: Një ditë terror, një vit qetësi. Ushtruan më 9 shtator një terror masiv e Shkodra ra në qetësi plotësisht” 

Kryengritja e Postribës mbahet mend si revolta e parë antikomuniste, me përmasa të mëdha në Shqipëri. Një pjesë e protagonistëve dhanë jetën për vendin, të tjerë u burgosën, u internuan dhe u persekutuan përgjatë viteve të errëta e diktaturës komuniste.

Emisioni "Esencë" transmetohet çdo të martë e të premte ora 23:00 në Report Tv. 

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?