Kola ka deklaruar se tre shtyllat kryesore të kësaj partie janë ish- të përndjekurit politik, pronarët dhe diaspora. Gjatë intervistës për Report Tv kreu i Institutit të Integrimit të Përndjekurve politik u shpreh se ideja për themelimin e një partie të re e cila bazohet në këto tre shtylla ka ardhur si pasojë e mos zgjidhjes së problemeve të këtyre kategorie, dhe sipas tij, fakti që BE ka vendosur kusht çështjen e pronave nënkupton që edhe partia e djathtë e ka të përfshirë në programin e saj politik nuk ka marrë masat e duhura për të dhënë një zgjidhje konkrete.
Duke qenë se zgjedhjet janë shumë pranë, i pyetur se përkrah kujt partie do të rreshtohet në 18 qershor, Kola u shpreh se do të bëj koalicion me partitë që do të pranojnë dy kushtet e tij, mos ndryshimin e programit politik të kësaj partie të re si dhe përfaqësimin e kandidatëve të tyre, ose përndryshe do të shkojë e vetme.
Intervista e plotë
Si do të quhet partia e re?
Aleanca popullore për Drejtësi. Një përbashkim i disa grupimeve, ish të përndjekurit, ish- pronarët dhe diaspora. Pjesa popullore ka të bëjë me partinë e të djathtës. Diaspora sepse ata kanë një kontribut neto tek ne por që nuk vlerësohen për këtë gjë. Ne kemi një kushtetute e cila duket me standarde por ka disa keqinterpretime dhe keq zbatime, për këta persona drejtësia nuk është zbatuar, dhe ne duam një drejtësi pa kushte.
Pjesë e partisë suaj do të jenë vetëm ish- të përndjekurit, ish- pronarët dhe diaspora apo ka dhe të tjerë?
Ish të përndjekurit, ish- pronarët dhe diaspora do jenë komunitetet kryesore, por nuk mund të themi që do të jenë vetëm këto komunitetet e përfaqësuara në këtë parti.
Pse mendoni që partia juaj është një hapësirë e duhur kur kemi dy parti të djathta që kanë në programin e tyre këtë kauzë?
Në 26 vite ku subjekte kanë ushtruar pushtet, kemi këtë gjendje që kemi. Çështja e pronave nuk është e zgjidhur dhe BE e ka vënë kusht. Ne gjykojmë që rehabilitimi dhe më pas integrimi të përndjekurve, është bërë shumë pak nga ç’kërkon kushtetuta. Fakti që është kusht ngaBE nënkupton që nuk është zgjidhur. Ne kemi një mori çështjesh që shpresojmë t’i zgjidhim, në kushte që janë partitë e djatha këtë çështje nuk janë zgjidhur.
Diaspora, pjesa popullore, nga partia popullore 1920, në ato vite parlamenti ka pasur me një kuotë për përfaqësimin e diasporës. Pavarësisht kontributit monetar ata nuk janë të përfaqësuar në politikë. Ne do të parashtrojmë si kërkesë që të kemi një kuotë që për këtë njerëz, t’u krijohet akses në politik me anë atë një kuote. Kuotë fikse në raport me përqindjen e parlamentit ose me atë të popullatës.
Pse të djathtët duhet të lënë partitë e tyre dhe t’u bashkohen partisë suaj?
Ish të përndjekurit, ish- pronarët dhe diaspora janë tre kuaj beteje janë lënë pa bar. Jemi në kushte ku përveç abuzimit, nga trajtimi apo përfaqësimi nga këto komunitete asgjë nuk ndryshon. Janë të pa përfaqësuar.
Më lejoni t’ju pyes, krahas jush ka figura të tjera?
Do ta lëmë për nesër, por ka aktivist që kanë bërë kauza, aktivistë që i përkasin të tre kolonave që unë përmenda. Nesër do të ballafaqoheni me aktivistë të shquar, që kanë bërë rrugën e tyre.
Krahas premisave dhe dëshirave tuaja, problem për ju tashmë është koha duke qënë se jemi shumë afër zgjedhjeve. Ne kemi një sistem diskriminues për partitë e reja, ju keni menduar për koalicione?
Kur thua e majta e djathta për mua janë konvencione më tepër se realitete politike e aq më tepër ideologjike. Ato funksionojnë më tepër si korporata. Për çështjet e të djathtës jemi të bindur që këto komunitete nuk përfaqësohen. Ne duam të ngremë një shtëpi tonën, ku të gjithë të përfaqësohen. Mjaftohemi së paku për të ndërtuar shtëpinë tonë, me njerëz që i përkasin këtyre komunitete. Ne kemi disa kushte për të qenë anëtar.
Cilat janë këto kushte?
Nuk do të jetë anëtar i APD një person që ka qenë anëtar i partisë komuniste ose i partisë Punës. Gjithashtu edhe ata që kanë qenë pjesë e nomenklaturës komuniste. Do të përjashtohet të gjithë ata kandidatë që do të gënjejnë. Pjesë e jona do të jenë vetën njerëz që i përkasin këtyre grupimeve të interesit.
Janë disa shoqata që kanë të njëjtën kauz si ju, a do i bëni bashkë këto shoqata?
Nuk kemi qëllim për t’i shkrirë këto shoqata. Ekzistojnë 13 shoqata të tilla, ku 11 prej tyre do të jenë nesër në Kongres. Ne do iu ofrojmë një memorandum dhe do i marrim për bazë kërkesat, opinionet e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Këto kauza që nuk janë mbrojtur nga partitë ekzistuese përbëjnë gurin e themelit për ne si subjekt politik. Listat tona të deputetëve do përbëhen nga djemtë dhe vajza nga këto komunitete.
Ju a keni kapacitete dhe burime njerëzore për të mbuluar çdo qark?
Duhet theksuar se nuk është një ide e bërë nga disa persona, por kërkesë nga njerëzit në rrethe nga e gjithë Shqipërinë. Dhe po kemi njerëz në të gjithë Shqipërinë.
Ju e dini që ka një lloj pakënaqësie në raport me përfshirjen e biznesmenëve në parti? Mos po shkoni kundër rrjedhës?
Në partinë tonë do të kemi njohës të politikave të biznesit dhe jo biznesmenë.
Do kemi akademikë të djathtë që mendojnë se duhet pasur taksa të ulëta. Ne gjykojmë se këtu funksionon më mirë ideja që të promovohet biznesi me taksa të ulëta se sa të bëjmë me mekanizma abuziv edhe gjobvënie.
A do të pranonit kërkesën e PD për koalicion?
Jo, nëse nuk pranojnë kushtet tona. Ne kemi dy kushte të panegociueshme. Një është programi ynë dhe përfaqësimi i kandidatëve të subjektit tonë në Kuvend.
Do shkoni vetëm në zgjedhje?
Do shkojmë vetëm kur kushtet tona nuk gjejnë zbatim, nëse jo, jemi të hapur për negociata. Nuk jemi futur për të bërë koalicion.
Jeni për depolitizim të zgjedhjeve?
Bëhet fjalë për partitë që ka zgjedhuesit e tyre në KQZ E KZAZ. Dhe përderisa këto parti kanë numëruesit e tyre normalisht ata do të mbrojnë interesat e tyre. Çështja e votës ka 26 vite që debatohet se ato që nuk kanë numërues është kafshatë për tu gëlltitur.
A ka pasur një qasje ndryshe nga PS për trajtimin e çështjeve tuaj dhe a mund të jepte PS garancitë që ju kërkoni?
Unë nga formimi im jam i djathtë i pastër. Kauzat janë e së djathtës. Ne kemi në fokus zgjidhjen me themel të disa çështjeve. Atë që ka ndodhur e dimë. Këto kauza nuk janë përfaqësuar e nuk janë zgjidhur. Është bërë shumë pak me atë që duhej bërë. Nuk janë bërë sepse këto interesa nuk janë përfaqësuar prej tyre.
Jeni të hapur për bashkëpunim nëse njëra prej tyre do të i’u ofronte garanci?
Kur ne të formatojmë shtëpinë tonë, ndoshta.
Nëse një nga partitë iu premton ruajtjen e votës do pranonit?
Premtimi është fjalë boshe. Ne kemi si moton tonë është krijimi të djathtës reale. Janë 6 mijë të dënuar që nuk kanë marrë asnjë grosh. E kemi paraqitur për të marrë dëmshpërblim por s’është bërë asgjë.
Keni një objektiv për zgjedhjet për një përfaqësim, sa pretendoni të përfshini në parlament?
Në një sondazh të bërë në vitin 2014 nga fondacioni Konrad Adenauer, doli numri i persona ish-të përndjekur në Shqipëri, rreth 35% e popullatës, ne synojmë që të kemi përfaqësues nga këto komunitete.
Mund të thithni po themi të paktën 20% të popullatës?
Ne do përfaqësojnë kauzën tonë nga këto komunitete
Pak e vështirë ta besojmë...
Në terma të përqindjes kaq kemi, të dhënat janë të përpunuar mirë. Kjo është e sigurt. Këto komunitete në 75% të rasteve janë ish të përndjekurit dhe ish pronarë
Jeni për aplikimin e listave të hapura apo të mbyllura?
Listat e mbyllura janë gabim që janë në ligj, po ky është një ngërç që subjekti politik e zgjidh vetë.
Secili prej kandidatëve pavarësisht nr vendor do konkurroj me numrat total të kandidatëve në qark, dhe secili prej tyre do të marr mandatin. Ta kushtëzosh me ligj me lista të mbyllura do të thotë t’i japësh të drejtë kryetarit që të vendos kë të dojë të parin e të fundit. Me vullnet brenda subjektit mund të zgjidhet fare lehtë për të pasur kandidatë të pastër.
Jeni pro apo kundër votimin elektronik
Po. Jemi për votim dhe numërim elektronik në zgjedhje.
Jeni për votimin dhe numërim elektronik dhe në zgjedhjet e 18 qershorit?
I ka kaluar afat për të vendosur për këto zgjedhje. Duhet të kishim numërues të paanshëm. Në kushte kur numëruesit i kemi partizanë të partive, ata janë në konflikt interesi se i ka vënë partia .Procesin e kemi të padrejtë e të pandershëm.
Redaksia Online
(L.Q-B.K/Shqiptarja.com)