TIRANE- Në qytetin verior të Rrëshenit, i njohur ndryshe si kryeqendra e treves së Mirditës, jetojnë jo më shumë se 10 mijë banorë, pjesa dërrmuese e të cilëve janë të papunë. Dikur në Rrëshen mëngjeseve njerëzit i drejtoheshin minierave të kromit dhe të bakrit në Reps dhe në Rubik, por me mbylljen e tyre në fillim të viteve ‘90, njerëzit e kanë shumë të vështirë të gjejnë një punë.
Bash në hyrje të qytetit, gjendet një ndërtesë relativisht e vjetër, që dikur ka shërbyer si shtëpi për ushtarakët, apo për oficerët që punonin në Mirditë. Sot ajo është e banuar e gjitha nga njerëz të pastrehë. Të cilët, kanë marë me qera dhoma dhe mjedise në kate të ndryshme të godinës. Është pikërisht kjo ndërtesa ku banon familja Picaku.
Pak histori
Agim Picaku është një qytetar reth të 40-tave. Që hallet dhe sëmundjet e kanë transformuar dhe kanë bërë që ai të duket sikur i ka kaluar të 50-tat. Dikur ai ka banuar në fshatin Perlat i Epërm. 10 vjet më parë, një stuhi e tmerrshme i shembi çatinë e shtëpisë, madje edhe muret. Çka e detyroi Agimin të kërkojë ndihmë tek vëllezërit dhe të afërmit e tij. Dhe, pasi krijoi edhe familje, dhe pas një riparimi të thjeshtë, ai sërish u gjend në qiell të hapur.
Shtëpia e rrënuar u shemb e gjitha. Atëhere, sëbashku me bashkëshorten e tij, Bardhoken, një grua e mirë dhe e urtë mirditore, ata zbritën në qytetin e Rrëshenit. Për të gjetur një strehë të re për familjen e tyre, krejtësisht të braktisur nga të gjithë. Në Rrëshen, siç do të shohim edhe më vonë, nis edhe kalvari i gjatë i vuajteve.
Shtëpia e improvizuar
Grupi i xhirimit të TV A1 Report dhe gazetën “Shqiptarja.com” ndjekin nga afër jetëm e një dite të familjes Picaku. Ne thamë pak më lart, se në ish Shtëpinë e Oficerëve të Rrëshenit sot janë strehuar disa familje mirditore, të gjitha me statusin e familjeve të pastreha. Ndër to, prej 8 vjetësh, edhe familja e Agimit. Është mëngjes, bën dimër dhe, sapo unë dhe operatori Renis Kele jemi vetëm pak metra larg oborrit të pallatit të oficerëve, ja tek dallojmë personazhin e reportazhit tonë, Agim Picakun.
Hollak, me një kollë të vazhdueshme, veshur me një xhiakovento të hollë, por i pastër dhe me sy ku shquhet inteligjenca e tij, ai zgjat dorën për të na përshëndetur. Duket i lodhur në fytyrë. Një natë më parëe, ai ka shoqëruar në spitalin e qytetit vajzën e tij të vogël, Besardën 8 vjeçe, lindur një bebe e dobët fiziksht dhe që më pas, rezultoi të jetë një fëmijë paralitik. “U lodhëm, më thotë, u lodhëm me Besardën spitaleve.
Tash është me bronshit dhe e ftohur dhe neë spital mori serume, të paktën të ketë fuqi të pijë ilaçet. Ah, spitali, na është bërë shtëpia e dytë, për fat të keq…” Unë i propozoj të shkojmë në “shtëpinë” e tij. Ai çan përpara dhe niset drejt hyrjes së pallatit. Një skenë e pazakontë shfaqet para nesh. Sallon i madh në sipërfaqe dhe i dërrmuar krejtësisht, i mbuluar harata-harta nga lagështia dhe me mure të rjepur. Ngjisim shkallët bashkë me Agimin. O Zot, një tjetër pamje befasuese. Në sheshpushimin e katit të dytë, bash para një porte të vjetër nga ato të kohës së “dullës”, një grumbull i madh plaçkash të vjetra. Një karrocë e vogël fëmijësh.
Disa batanije dhe shtresa gjumi; disa orendi shtëpiake dhe disa grumbuj drush në thaës të vjetër. Pak para tyre, nga kafazi i sahatëve elektrikë të pallatit, del një goxha kabëll i trashë për rrymë elektrike trefazore. i cili, pasi del nga kafazi, ngjitet pakëz në tavanin e lerosur nga lagështia dhe varet fare afër kokave të njerëzve, ku presupozohet që ata të kalojnë aty, sa herë u duhet të lëevizin nga hyrja e shtëpisë, deri tek shkallët. Pamje e rëndë, tronditëse, rrënqethëse dghe e frikshme.
Këtu, energjia elektrike kërcënon hapur njerëzit. Sidomos fëmijët e vegjël dhe të pambrojtur, që banojnë në katet e ndryshme të pallatit. Kabëll krejtësisht i zbuluar, pa asnjë masë mbrojtëse. Që kalon në lartësinë e kokave të njerëzve dhe del në dritaren e ulët të sheshpushimit të katit të dytë. Unë, i rikthehem plaçkave në salon. “Të tuat, Agim?”- e pyes. “Po. Ne kemi jetuar këtu jasht, në sheshpushim, reth dy muaj. Jetë e vështirë, torturuese. Me dy fëmijë të vegjël dhe pa asnjë kusht.
Pa strehë, pa mbulesa, pa ujë, me një llampëz të vogël ndriçimi, që na varej, siç e shihni, mbi kokat e kërcënuara nga rryma e lartë elektrike. Ç’të bënim? Ku të shkonim? Ne jemi të pastrehë, prej 8 vjetësh. Më parë kemi jetuar ku të mundeshim. Më shumë jasht, se Brenda. Derisa i zoti i truallit të pallatit na mëshiroi dhe na ka dhënë fillimisht sheshpushimin e katit të dytë dhe tani, prej ndy muajsh, një dhomë të ishpallatit të oficerëve. Eja, eja të shkojmë Brenda…” i trishtuar nga pamjet shokuese, i them Renisit të na ndjekë me kamera…
Një jetë, sa një mal me halle…
Dhoma, ku hyjmë, më le pa fjalë. Vetëm 7 metra katrorë për katër frymë. Dhoma nuk ka aneks. As kuzhinë. As tualet. Këtu, jetojnë dy bashkëshortët, Agimi 42 vjec dhe Bardhoke Picaku, 40 vjec. Dhe dy fëmijët e tyre të pafajshëm: Briselda 11 vjece, me katër operacione në të dyja këmbët dhe Besarda e vogël, 8 vjece; një fëmijë me një koleksion sëmundjesh. E cila, siç e thamë edhe pak më lart, natën e shkuar e ka kaluar bashkë me babain e palumtur, në spitalin e qytetit.
Unë përshëndetem me nënën e dy vajzave të vogla, Bardhoken dhe afrohem të përkëdhel Besardën e mirë, që qëndron e ulur në një stol dhe na buzëqesh e lumtur, ndërdsa sheh syrin e cameras së A1 Report. Besarda duket fëmijë e zgjuar popr, për fat të keq, sëmundja e ka lënë shumë të pazhvilluar, pothuaj krejt paralitike. Zgjat doçkat e vogla të marë mikrofonin dhe cicëron si zog…
Mua, më mbushen sytë me lot, në këtë peisazh trist, në një dhomë jio dhomë, krejtësisht të improvizuar si shtëipzë, për katër njerëz të varfër, të pastrehë, të papunë, të pangopur për shkak të urisë, që i kërcënon vazhdimisht; të palumtur, për shkak të malit të madh të halleve dhe vuajtjeve… Psherëtij thellë, duke kujtuar me mend Migjenin e madh dhe “Poemën e mjerimit…” E njejta tablo, si ato të qytetit verior të Migjenit.
Të njejtët njerëz, si ata, nën vargjet e përvajshme: “Kafshatë që s’kapërdihet, asht or vlla mjerimi…” Befas, dhoma e vogël përmbytet nga kola e Agimit dhe e Besardës së vogël. Janë të dy sëmurë: at e bijë. Nëna e urtë, Bardhokja, nxiton të bëjë një çaj me ujë të ngrohtë, që e mer nga ballkoni, që shërben si kuzhinë. Heshtin të katër, të pafajshëm… Nuk më bën zemra të flas dhe të pyes, ndërsa gjendja e fëmijës, për shkak të sëmundjes, është shokuese. Unë, ndjek me sy Briseldën, vajzën e madhe të famuiljes Picaku.
Pafajsisht, ajo shkon në qoshe të dhomës, ku gjendet një komodinë e vogël. Mer prej aty çantën e shkollës, vjen dhe ulet mbi shtratin e vogël dhe, pasi nxjer librin e matematikës, nis shfleton dhe ndalet në një prej fletëve. Ajo është nxënëse në klasën e 6-të të qytetit. Është një nxënëse shumë e mirë, që dëshiron të bëhet police kur të rritet dhe me një botë të madhe ëndërrash. Briselda mban në trup 4 operacione në dy këmbët e saj të holla.
Për disa vjet ka mbajtur paterica dhe i është nënshtruar fartit, dujke pritur të ringrihet plotësisht në këmbë. Do Zoti dhe ja plotëson dëshirën…”Halli ynë më i madh, thotë Agimi, është se ne jemi këtu deri në muajin prill. Pastaj, i zoti i truallit, që e ka blerë pallatin e oficerave, e do të liruar ndërtesën për nevojat e tij. Ku do të shkojmë? Një vit më parë, unë kam bërë një grevë urie para Bashkiosë dhe aty, kam desh t’I ve zjarrin vehtes, në shenjë zemërimi për vuajtjet e familjes sime dhe për mungesën e një shtëpie.
I kam dërguar kërkesë për shtëpi Bashkisë, Ministrisë së Mirëqqenies Sociale, Ministrisë së Mbrojtjes i kam kërkuar një çadër ushtarake për t’u strehuar në te. i jam drejtuar edhe kryeministrit Rama dhe kërkoj prej tij të më ndihmoje me një banesë, sa për të future kokën fëmijët.
Çfarë të bëj tjetër? Çfarë?” Befas, ai ul kokën. Nuk do ta shohim, që e mbulojnë lotët. Lot dhimbjeje, lot burri, që nuk nuk mund t’I sigurojë dot fëmijëve një shtëpi. Ka marë deri më tash 14 kredi të vogla vetëm për ilaçet dhe operacionet e vajzës. Dhe jeton vetëm me 3000 lekë asistencë dhe një pension të vogël invaliditeti të Besardës. Kaq. O Zot, çfarë drame… Zoti e bëftë më mirë…
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 6 Mars 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com