Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka kërcënuar të gjithë punonjësit e policisë që kanë dëshmuar për sulmet me molotovë të militantëve në protestën e 17 prillit.
Në një postim në rrjetin e tij social, Noka ka publikuar pjesë nga kërkesa e Prokurorisë për masat e sigurisë për protestuesit, ku dallohen edhe emrat dhe firmat e policëve që kanë dëshmuar për sulmet e militantëve me molotovë drejt tyre, por edhe godinës së Kryeministrisë.
Krahas postimit, Noka u bën thirrje të gjithë demokratëve të memorizojnë emrat e policiëve, të cilat i quan falsifikatorë dhe fajtorë për arsyen përse 5 prej militantëve u lanë në qeli.
“Vëllezër e motra demokratë, memorizoni këta falsifikatorë! Prej tyre protestuesit gjenden në burg paligjshmërisht”, shkruan Flamur Noka.
5 prej protestuesve, Klemend Çuçka, Bujar Tusha, Henri Shapllo, Mirvet Tocilla dhe Semi Bici u lanë në burg pasi për herë të parë u kapën në flagrancë me çanta me molotovë, ndërsa policët I kishin identifikuar gjatë protestues duke sulmuar me lëndët piroteknike.

Komente












Flamur Noka te arrestohet urgjenitsht per ketcenim te hapur dhe nxjerrje te te dhenave personale te policeve te Policis se Shtetit jo vetem po nxjerr dhe firmat e tyre.Ky deoutet me mandat nuk e perfill legjislacionin shqiptar dhe boton dokumenta qe i perkasin hetimit! Turp per drejtesis qe nuk merr masa per keto skandale!
PërgjigjuDo te memorizojme injorancen e paaftesine tate zt Noka.
PërgjigjuAty perballe i kishe trim pse nuk i re.
PërgjigjuMe të kërcënu Mul Noka,që nuk me shkru as dy rreshta, është njësoj si me kërcënu gomari një shkrimtar duke thënë se kur të bëhem "kryeakademik shkencas" kam me t'i heq nga botimi të gjitha botimet....le t'presim ditën kur "gomari " ka me u ba "kryeakademik"
PërgjigjuNormalisht, ne nje vend ky Gjykata eshte e pavarur, dhe s'ka frike nga politika, ky individ perben nje veper penale. Te shohim se çdo ndodhi kundrejt ketij individi i cili e quan veten politikan.
Përgjigju