Damian Gjiknuri tha se është shprehur se pas shumë orësh diskutime nuk ka akoma asnjë marrëveshje mes palëve politike. Gjiknuri ka bërë të qartë se hapja e listave sjell modifikim të koalicioneve, por opozita nuk po gjen dot një model të një vendi europian që ka koalicionin që duan në sistemin proporcional me lista të hapura. Ai tha se oferta e tyre nuk ofronin kompromis, por sabotim i procesit që ka nisur.
"Sot vijuam mbledhjen dhe pas shumë orësh diskutimi nuk pati asgjë të re nga opozita e bashkuar ato vijojnë me të njëjtin qëllim për bllokimin e miratimit të ndryshimeve kushtetuese. Oferta e tyre nuk ofron kompromis, por kërkesa e tyre është një sabotim për këtë proces që sapo ka nisur. Doli e qartë dhe ndryshimet kushtetuese nuk pengojnë hapjen e listave dhe atë të koalicioneve dhe e dyta në frymën e bashkëpunimit të marrëveshjes së 5 qershorit jemi të hapur për tu ulur me PD-në për të vendosur se si do të hapen listat dhe si do të formohen koalicionet. Fatkeqësisht ato nuk po gjejnë atë model për të mbajtur koalicionet, nuk kanë asnjë model të vendeve evropiane dhe u kemi thënë që të gjejnë një model të tillë. Gjeni modelin e një vend të OSBE/ODIHR që praktikon lista të hapura me sistemin tonë zgjedhor.Aman mos gjesh asnjë model, dhe të heqësh dorë nga ato që ke bërë. E ka të mbështetur në rërë propozimin. Por ne e marrim parasysh koalicionin por ku votuesi të dijë kë voton, dhe jo koalicione që nuk i gjen në asnjë vend. Hapja e listave sjell ndryshim dhe modifikim. Le të gjejnë një vend që ka këtë lloj koalicioni, kërkoni ju kërkoni. Na i gjeni dhe na i thoni. Drafti është për votim. Nëse i merr votat i kalon, nëse nuk i merr atëhere nuk i kemi votat. Besoj do kalojë. Jam i bindur që do kalojë. Ky është procesi demokratik”,tha Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
Asnjë dakordësi në Këshillin Politik! Gjiknuri: PD nuk ka asnjë model për koalicionet, synon të sabotojë procesin! Bylykbashi: Nesër vritet '5 qershori'
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.2%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1457
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përse Lulzim Basha u detyrua ta zhvlerësonte procesin e votimit?
7 Tetor 2020, 16:29
-
Gjoni: SHBA-BE të mos investonte aq shumë për konsenus Rama-Meta-Berisha për Kodin Zgjedhor, ata merren vesh në ajër! I habitur që Hajdari abstenoi
6 Tetor 2020, 17:55
-
'Ndryshimet në Kodin Zgjedhor', ambasadori britanik: Nuk u bënë përpjekje për konsensus
5 Tetor 2020, 17:55
-
Basha: Do kontestojmë ndryshimet që shkelin ‘5 qershorin’
5 Tetor 2020, 11:34
-
Ndryshimet në Kod Zgjedhor/ Meta 'kërcënon' deputetët para votimit në Kuvend: Do mbani përgjegjësi individuale! Rama: Si, apo me armët që do rrëmbeheshin në 2017? (VIDEO)
5 Tetor 2020, 11:19
-
Kodi Zgjedhor në Kuvend! Hajdari bllokon foltoren, Ruçi: Hera e parë që ndodh nga një zonjë e nderuar! Rama: Po jep shembullin më të keq
5 Tetor 2020, 09:56
-
Hapja e listave e koalicionet/ Gjiknuri: Po s'pati konsensus, e votojmë pa PD-LSI! Hajdari e Murrizi kundër! Bylykbashi: Dy draftet t'ia çojmë ODIHR, po frikësohen se e dinë përgjigjen
1 Tetor 2020, 09:33
-
PD nesër te 'ligjet', diskutim vetëm për pragun e listat! Gjiknuri: Nuk rrezikojmë ndryshimet kushtetuese për koalicionet (VIDEO)
29 Shtator 2020, 13:17
-
Kohë për dialog! Zgjedhorja ndryshon axhendën e Kuvendit, shtyhet për të hënën seanca plenare
29 Shtator 2020, 12:15
-
Braimllari për Report Tv: Pse opozita vendosi të dërgonte draft në Këshill! Aleatë në listat e LSI? Vendosin strukturat
28 Shtator 2020, 16:36
-
Hajdari: Tani që palët dorëzuan draftet të mblidhemi nesër në orën 12:00
28 Shtator 2020, 14:04
-
Blofi i PD-së me draftin zgjedhor dhe një opsion për t’ia lënë asaj 'topin në derë'
28 Shtator 2020, 10:05