‘Nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime’, Reja: Sot fola me Dukën

‘Nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime’, Reja: Sot fola me Dukën

Emri i trajnerit Edy Reja është përmendur së fundmi në Itali si zëvendësuesi i Carlo Anchelotti-t te Napoli, skuadra e cila prej tetë ndeshjesh nuk njeh fitore në ‘Seria A’. Ka qenë vetë 74-vjeçari që në një intervistë për mediat italiane ka hedhur poshtë këtë mundësi, por gjithsesi dyshimet kanë mbetur sërish, deri ditën e sotme kur italiani ka qenë në Shqipëri.

Reja ka organizuar në Tiranë një mbledhje me të gjithë trajnerët e ekipeve të moshave që drejtojnë kuqezinjtë, ndërsa për mediat pas kësaj mbledhje ka dhënë siguri se do të vijojë të jetë trajneri i Shqipërisë.

“Në Napoli unë kthehem gjithmonë. Sepse më presin shumë gjëra të bukura, kam shumë miq, madje kam raporte të mira me presidentin, qyteti më pëlqen shumë. Është e vërtetë që takimi i sotëm, ka të bëjë me rinovimin, por ne nuk kemi nevojë për letra dhe shkrime. Kemi folur praktikisht, sepse akordin është gjetur prej kohësh. Sot, jam së bashku me kolegët e mi të kombëtareve të moshave për të folur me Presidentin Duka dhe për të dëgjuar nëse ai është është i kënaqur nga ne apo jo. Kam darkuar me të dhe besoj se ai do bëjë gjërat e mira dhe konkrete,”- shprehet Reja.

 

Prej 20 nëntorit kombëtarja është zyrtarisht pa trajner, pasi Reja-s i përfundoi kontrata. Gjithsesi duke iu referuar deklaratave por edhe burimeve brenda pak ditësh italiani pritet të firmosë për katër vitet e ardhshme me kuqezinjtë.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin