'Nuk merituam të humbisnim kundër Islandës', trajneri Reja: Ndaj Moldavisë do të ketë ndryshime

'Nuk merituam të humbisnim kundër Islandës', trajneri Reja: Ndaj Moldavisë do të ketë ndryshime

Në prag të ndeshjes me Moldavinë trajneri i Kombëtares Edy Reja dhe kapiteni Elseid Hysaj folën për mediat në konferencë për shtyp fillimisht duke iu përgjigjur pyetjeve për humbjen me Islandën. Numri 1 pankinës deklaroi se Shqipëria nuk e meritonte të humbiste në ndeshjen e tij debutuese, pasi sipas italianit kundërshtari shkoi vetëm një herë në portë. Ndërkohë për sfidën e së martës Reja u shpreh:

“Do të shoh formën fizike, dikush mund të pushojë, sepse i kemi rolet e dubluara dhe vetëm ata që janë në 100% do të luajnë. Në mesfushë do të ketë ndryshime dhe në sulm gjithashtu. Formacionin për mediat nuk mundem ta zbuloj pasi fillimisht duhet t’iua them lojtarëve.”

Më tej trajneri deklaroi se është i bindur se kjo skuadër ka potencial , ndërsa i pyetur për objektivin që ka kombëtarja pas humbjes me Islandën Reja u përgjigj:

“Objektivi është që skuadra të përmirësohet vazhdimisht. Ndeshjet nuk kanë përfunduar dhe do të luftojmë deri në fund. Me Moldavinë nuk luajmë për të barazuar, por për të fituar. E rëndësishme është të dalim me kokën lart.”

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)

Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)