TIRANE - Çfarë mendojnë qytetarët për mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian? Report Tv pyeti disa prej tyre. Ata ndajnë përgjegjësinë mes forcave politike shqiptare dhe problemeve të brendshme të BE.
“Të gjithë bashkë janë fajtorë mendojë unë, kuptohet një pjesë është edhe e Evropës që ka ato problemet e veta të brendshme.
Ata që nuk i hapën e kanë fajin. Kush nuk i hapi negociatat, qeveria apo Macroni? Nëse Macroni është kryeministri i këtij vendi atëherë është i qeverisë sonë faji.
Politika shqiptare është në radhë të parë fajtore, e nis me kryeministrin Edi Rama, Lulzim Basha dhe të gjithë udhëheqësit politik të Shqipërisë.
Tani sipas atyre që kemi dëgjuar, ata (Bashkimi Europian) kanë problemet e tyre, por edhe qeveria jonë, në radhë të parë ne.
Të dy janë fajtorë, edhe personat që janë këtu, por edhe fakti që ka probleme brenda BE-së që nuk ka një vendim të përbashkët. Domethënë që janë të dyja palët”-thanë disa prej qytetarëve
Qytetarët u shprehën se vendimi i BE për negociatat do të ketë një ndikim negativ, sipas tyre do të rritet numri i personave që do largohen nga Shqipëria.
“Ndikon jashtëzakonisht negativisht te jeta e përditshme e çdo qytetari shqiptarë.
Mendoj që do të rrisë fluksin e emigrantëve nga Shqipëria sepse shikojnë që shpresa vjen duke u venitur, pastaj problemet e tjera janë një cik afatgjata që mendoj që efekti do të jetë pak më afatgjatë.
Patjetër që do të ndikojë, patjetër”-shprehën mendimin e tyre disa qytetarë
Samiti i Zagrebit në maj 2020, do të jetë destinacioni i radhës ku do të diskutohet nga ana e Këshillit Europian për çështjen e integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të unifikohet qëndrimi i krerëve të unionit për çështjen e zgjerimit.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
23.5%
-
Keq
62.8%
-
Nuk e di
13.8%
Vota total: 733
Lajme të tjera
-
Drejt BE-së si endëset më të mira të pëlhurave
19 Korrik 2022, 10:57
-
Kërkesa e federatave për hapjen e basteve sportive, qytetarët pro dhe kundër: Mund të varfërojë më shumë popullin
15 Qershor 2022, 14:06
-
Presidenti i KE në Tiranë, Michel: Ideja për një status 'vend i asociuar i BE' për shtetet e Ballkanit drejt materializimit! Rama: Do i jepte fund paranojave se Brukseli po na lë larg (VIDEO)
20 Maj 2022, 07:16
-
Rama për gazetën gjermane WELT: Bashkimi Evropian është si një njeri që ecën me plagën hapur! Mos anëtarësimi i Ballkanit i rrezikshëm për Unionin
20 Prill 2022, 14:40
-
Komiteti i Jashtëm në PE miraton projekt-rezolutën, tjetër apel vendeve anëtare: Hapni negociatat me Shqipërinë, të tregojmë seriozitet! Përparimi i dukshëm
20 Prill 2022, 11:48
-
Miratohet dokumenti, Kuvendi i Shqipërisë dhe Parlamenti Europian: Vendi ka bërë progres, të përcaktohet sa më parë data për konferencën e parë ndërqeveritare
24 Shkurt 2022, 14:34
-
Parlamenti Europian dhe Kuvendi i Shqipërisë njëzëri: Të përcaktohet sa më parë data për konferencën e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE
23 Shkurt 2022, 20:38
-
DOKUMENTI/ Komiteti i Stabilizim-Asociimit: BE të caktojë datën e Konferencës së parë Ndërqeveritare për negociatat me Shqipërinë
23 Shkurt 2022, 20:12
-
Bullgaria heq afatet për t’i thënë 'PO' Maqedonisë së Veriut! Radev: Tirana Zyrtare mund të ecë para me integrimin pa u ndikuar nga Shkupi
10 Janar 2022, 20:58
-
Analiza/ 2022, viti vendimtar për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor
9 Janar 2022, 07:38
-
E vetmja pengesë edhe për negociatat me Shqipërinë, Kryeministri Bullgar premton: Heqim 'veton' ndaj Maqedonisë së Veriut nëse ka progres për çështjet që na ndajnë
6 Janar 2022, 11:57
-
Vetoja bullgare, KE për Report Tv: Po dëmtohet besueshmëria e BE! Do të punojmë fort me Presidencën franceze, të hapim sa më parë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut
5 Janar 2022, 09:23