Adriana Kalaja ka sulmuar Sali Berishën pasi Endri Shabani u zgjodh Avokati i ri i Popullit. Kalaja ishte një prej kandidaturave që kishte marrë firmat e opozitës për tu zgjedhur Avokate Populli, por PD u tërhoq nga ky proces dhe Shabani u miratua vetëm me votat e mazhorancës.
Kalaja shkruan se Sali Berisha shkeli kontributin e saj në PD, duke pranuar marrëveshjen me Shabanin, të cilin e quan Sorosist.
“Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marrëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e radhës. Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marrëveshjen me sorosistin Shabani”, shkroi Kalaja.
Komente











