“Nuk zgjohem dot nga ky makth”, reperi dedikim ish-gruan së tij të ndjerë: Ishim një dreq gjëje tjetër

“Nuk zgjohem dot nga ky makth”, reperi dedikim ish-gruan së tij të ndjerë: Ishim një dreq gjëje tjetër

Reperi Puff Diddy dhe ish- gruaja e tij e ndjerë Kim Porter

Reperi i njohur Puff Diddy i ka dedikuar një status ish-gruas së tij të ndjerë e cila u nda nga jeta katër ditë më parë. Ai shkruan se i mungon shumë dhe se nuk e di se si do t’ja bëjë pa të tani e në vazhdim.

“Tre ditët e fundit jam përpjekur të zgjohem nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderime për ty, do të përpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhënien tonë të pashpjegueshme. Ishim më shumë se miq të ngushtë, ishim më shumë sesa shpirtra binjakë. Ishim një dreq gjëje tjetër!”- shkruan reperi krahas një videoje ku shfaqen momentet më të bukura që kanë kaluar së bashku për shumë vite. 

Kujtojmë që dyshja ishin të divorcuar prej kohësh por pavarësisht kësaj kishin një marrëdhënie shumë të mirë së bashku. Kim Porter , aktorja dhe modelja 47-vjeçare, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, pasi tha se po luftonte me gripin, që u shndërrua në pneumoni. Ky lajm i hidhur i ka shokuar të gjithë familjarët e Porter.

Postim i bërë nga Diddy në Instagram 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Urdhër arrest për dy vëllezërit Dukaj, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre