O na bëni pjesë të qeverisë, o iu dogjëm shtëpinë: Pse PD-LSI janë bërë si FARK-u në Kolumbi

O na bëni pjesë të qeverisë, o iu dogjëm shtëpinë: Pse PD-LSI janë bërë si FARK-u në Kolumbi

Politika është si gruaja, njësoj si qenia njerëzore; fazat e moshës e venë para të papriturave.

Ndërsa politika e ka më të lehtë se vetë njeriu: Politika e shikon veten në krizë dhe tërhiqet, shkon në punën e saj; njeriu nuk ka shumë gjë në dorë… Por kjo ndodh në shoqëritë dhe politikën e përparuar të kombeve perëndimorë.

Në vendin tonë po vuajmë moshën e partive të opozitës: PD dhe LSI e kanë mbyllur ciklin e jetës, por nuk kthehen në jetë humane.

Partia Demokratike humbi para popullit vetëm tre muaj pasi fitoi zgjedhjet e 22 marsit 1992; në korrik të atij viti humbi zgjedhjet vendore, por nuk u tërhoq. Po të kishte njohur që atëherë veten PD, sot nuk do të kishim më këto kriza politike; madje nuk do të kishte as LSI, që në fund të fundit mund të themi se është veç një ‘sekt majtist’, por nuk u bë kurrë parti ‘politike’.

Dy partitë e opozitës, pas mbylljes së ‘moshës’ hynë në rrugën e përdorimit të mjeteve jo- politike. Sot mund të themi se janë kthyer në ‘grupime militare’. Që nga momenti kur ndjenë ‘moshën e kapërcyer’ PD dhe LSI kanë dalë në rrugë dhe po ushtrojnë dhunë te të tjerët, imponohen, ndotin fjalorin, bllokojnë rrugët, braktisin parlamentin, njoftojnë vdekjen e kundërshtarit, thërrasin militantë që të sulmojnë sheshet dhe të trembin njerëzit.

…Sot të dy partitë ‘opozitare’ kanë njoftuar se kanë krijuar ‘programin e qeverisë tranzitore’ edhe pse nuk janë as ‘politike’, as ‘ligjvënëse’ dhe as ‘shtetformuese’. Bllokimi i rrugëve është hapi i dytë i ditës… Pastaj kanë paralajmëruar akte të tjera force, deri në ditën e zgjedhjeve në 30 qershor kur kanë paralajmëruar ‘terror për të mos lejuar zgjedhje’, djegie kutish, rrëmbim njerëzish, zhduke gjurmësh të votimeve.

Dy partitë nuk mund të kthehen më në ‘politike’; nga parti politike në parti militare edhe është e kalueshme, siç po ndodh. Ndërsa nga ‘militare’ në politike – kjo është një punë e vdekur. FARK i Kolumbisë që ushtroi dhunë që nga viti 1964 – nuk u kthye kurrë në ‘politike’, edhe pse u thërrit në bisedime për armëpushim në vitin 2016. Rast tjetër nuk ka bota.

Para ‘pamundësisë’ për kthimin politik, të dy partitë po luajnë me absurdin dhe me rrezikun e paqes njerëzore.

Shikoni çfarë po ndodh, thjesht dhe ftohtë (të ftohta janë në qëllimet e tyre edhe dy partitë PD dhe LSI, paçka pse duken emocionale dhe pa kuptim).

1.Po ndodh kërcënimi i tyre ‘o na bëni pjesë të qeverisë, o u dogjëm shtëpinë!’. Partitë dolën nga Parlamenti me shpresë se mazhoranca dhe kancelaritë e Perëndimit do të tremben dhe do t’u thonë ‘Hajdeni këtu, rrini të qetë, por merrni çfarë të doni’. Opozita i ka shitur deri më sot aksionet e militantëve duke vjelë përfitime për liderët dhe të afërmit. A do të shesë kësaj here? Kjo është çështja. LSI ka jetuar dhe jeton vetëm mbi interesa financiare dhe influencë interesash politike; PD kërkon kthimin e eksperiencës së saj të dhunshme.

2.Të dyja partitë, tashmë të dala jashtë kohës, nuk e kanë objektiv qeverinë, as rrëzimin e saj, as zgjedhjet e ndershme. Ato e dinë se as janë të besueshme dhe as të gatshme që të qeverisin vendin. Kërcënimin dhe dhunën i përdorin në dy drejtime të tjerë: E para ndaj popullit; e dyta, ndaj Perëndimit…

Popullit i kërkojnë ‘doni të hapim rrugën? Atëherë detyroni qeverinë të na japë shpërblimin!’. Ndërsa Perëndimit i kërkojnë që ‘të zgjohet’ dhe të frikësohet për prishjen e stabilitetit në rajon…

Por as njëra, as tjetra nuk po ndodh. Lëvizja e opozitës ka rënë në sterilitet; Perëndimi nuk po e përmend opozitën e dalë nga politika, as po shqetësohet, as po gëzohet.

3.Të dy partitë, PD dhe LSI, ndodhen përballë reformave për modernizimin e shtetit – gjë që nuk e pranojnë. Nuk pranohet Reforma në Drejtësi, Teatri i ri, rrugët e gjëra, formalizimi i ekonomisë dhe i financave… Jo thjesht nuk e pranojnë, por nuk mund të mbijetojnë në atmosferë moderne. Shumë njerëz po thonë se disa liderë do të shkojnë para Drejtësisë, prandaj ‘kanë frikë’. Edhe sikur të mos ndodhë kjo, lidershipi i dy partive nuk mund të përballojë klimën e shtetit modern; nuk ka nevojë për ‘burgje’, të dyja asfiksohen në klimë moderne.

… A mund të kthehet në jetë qenia pa dëshirën e Zotit dhe të njeriut?

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • saliu im: 03/05/2019 19:36

    Mbretit i vuri vizen bota se te ishte per shqiptaret nuk pyste ai e mbante me qetesi e dashuri si me 21..

    Përgjigju
  • Amin: 03/05/2019 17:33

    Uroj qe cdo fjale e Z.Çupi te behet realitet. Mjaft me kete politike per interesa personale dhe anti kombetare. Uroj qe tr shkrihen me radhe keta parti e politikane shushunja dhe gjakderdhes!

    Përgjigju
  • pll dega vore: 03/05/2019 16:16

    Populli shqiptar kërkon arrestimin e kryekriminelit Sali Berisha dhe grupit të tij të krimit të organizuar. Sali Berisha është një vrases kriminel dhe tradhëtar i kombit shqiptar Etnik. Tani ky superkriminel kerkon ti vendos zjarrin gjithe shqiperise si ne vitin 1997. Në Shipëri nga viti 1992-2019 i dëgjeneruari-poli-agjenti i komunizmit-sllavo-lindor Sali Rankomilloshovici. Ai ka vrare persona te pafajshem, ai shkatrroj arsimin, ai shkatrroj shendetesin e shtetin ligjor dhe çdo gje. Tani ky superkriminel kerkon ti vendos zjarrin gjithe shqiperise si ne vitin 1997. Sali Berisha është një vrases kriminel dhe tradhëtar i kombit shqiptar Etnik. Lavdi per dëshmorët e demokracisë që u dënuan me vdekje për agjitacion e propogandë nga diktatura komuniste! Sepse këta dëshmor të vrarë nga rregjimi kriminal, janë herojt dhe historia e vërtetë e kombit tonë. Respekt për gjithë të burgosurit politik dhe personat e përndjekur nga shtei i diktatorve hoxha-berisha nga viti 1944-2019! Sepse këta kundërshtar janë forca e rezistencës kundër shtetit kriminal policor enverjan-berishjan. Sali Berisha dhe organizata e krimit tij nga viti 1992-2019, kjo bandë krimi e organizuar e komunizmit, kishte projektuar zhdukjen të gjitha gjurmëve kriminale të bëra nga diktatura komuniste. Krimineli-vrasës-hajdut Sali Berish është një komunist-antidemokratik në Shqipëri dhe me ndikim për gjithë Ballkanin. Marshalli i komunizmit Sali Berisha me organin e korruptuar të drejtesise nga viti 1992-2019, ai ka mbuluar dhe ka fhehur të gjitha krimet e rënda dhe kriminelet e diktaturës komuniste nga viti 1944-2019. Po marshalli i komunizmit Sali Berisha edhe në 2019 përsëri me partitë fallso- fantazmo të kualicionit të tij familjar, ai kërkon të pengoj reformat në drejtësi, ai kërkon të destabilizoj gjithë Shqipërinë. Marshalli i komunizmit Sali Berisha me ish kriminelet e diktaturës dhe me ish spiunët antikombëtar, ai nga viti 1992-2019 ka formuar në Shqipëri shtetin e terrorizmit-kriminal-policor-berishjan. Pa u zbardhur krimet e rënda të bëra nga diktatura komuniste nuk ka liri dhe përparim demokratik në Shqipëri. Shiko vidion poshtë dhe çfarë thotë Lulushi për Ilir Meta: https://www.cna.al/2019/05/01/meta-te-dale-para-drejtesise-basha-hesht-akuzat-per-vrasje-deputetesh/?fbclid=IwAR3Icd2iD9mcZsSEBgLZvUt8l2O5ZIPI8axA6K7OV-reJFM9dzkLZqBeSrQ Me datë 29 prillë, të vitit mallkuar 1997 Në tunelet e Qafshtames humbën jetën Dhjetra. Tragjedi e shkaktuar nga rregjimi kriminal Sali Bersha. https://www.facebook.com/NostalgjiMatjane/videos/2323783580978470/

    Përgjigju
  • TA RRAS LALA: 03/05/2019 15:45

    O frrok çupi çfar ka bër vaki që për her të par në jetën tënde po flet drejt. Apo ke ndonjë interes që të shtyn të thuash të drejtën. Megjithatë për ktë shkrim që ke shkruar në mënyr të përpikët RRESPEKT. SE POPULLIT SHQIPTAR I DUHET LËN RRUGA E LIR NË DEMOKRACIN E VËRTET.

    Përgjigju
  • Eri: 03/05/2019 15:39

    Sa per emrin qz ke Frrok m... e ke dhjerz me kete qe ke bere. Gjithe jeten duke lepire sa andej ketej

    Përgjigju
  • Drejtësia po i pret: 03/05/2019 13:43

    BRAVO FRROK,,KU KE QËN DERI TANI??? I PËRPIKËT,,FIKS FARE.

    Përgjigju
  • agim: 03/05/2019 12:20

    Flm per shkrrimin nga ju dhe flm gazetes per hapsirem.Gjithcka reale,konkrete,objektive.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase