'Omonia' Korçë letër Dules: Kërko nga shteti shqiptar heqjen e ‘non-grata’-s për eurodeputeten qipriote dhe 52 ekstremistët e Agimit të Artë

'Omonia' Korçë letër Dules: Kërko nga shteti shqiptar heqjen e ‘non-grata’-s për eurodeputeten qipriote dhe 52 ekstremistët e Agimit të Artë

Ligor Karamelo, kryetar i OMONIA-s në Korçë

Dega e organizatës së minoritarëve “Omonia” në Korçë kërkon nga kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule që të kërkojë nga qeveria dhe autoritetet shqiptare heqjen e ‘person non-grata’ për eurodeputeten qipriote, Eleni Theocharous dhe 52 ekstremistët e Agimit të Artë, që morën pjesë në varrimin  e Konstantinos Kaçifa në Bularat. Në letrën drejtuar Dules, kryetari i OMONIA-s, Ligor Karamelo, kërkon që Dule të ndërhyjë për të hequr ‘non-grata’-n, si edhe të forcojë përpjekjet për të informuar ndërkombëtarët, për atë që OMONIA e quan vrasje.

 Letra e plotë e OMONIA-s për Dulen:

Drejtuar: zotit Vasil Kajo, kryetar i “Omonia”-s, kryesisë së “Omonia”-s.

Për njoftim: zotit Vangjel Dule deputet e kryetar i PBDNJ-së

Këshilli i Përgjithshem Drejtues i degës së “Omonia”-s Korçë në mbledhjen e tij të zgjeruar, pasi zhvilloi një analizë të hollësishme të gjendjes së krijuar pas ngjarjes së paprecedent, të vrasjes nga forcat speciale të Kostandin Kacifas, bashkëkombasit tonë konkludoi që t’ju rekomandojë Juve zoti kryetar e organeve drejtuese të “Omonia”-s për sa vijon:

1.Të shqetësuar nga indiferenca totale e institucioneve për të zbardhur të vërtetën e për të bërë transparencën e nevojshme të kësaj ngjarjeje kriminale, intesifikoni përpjekjet e gjithanshme duke përdorur të gjitha mundësitë e mjetet demokratike, kuadrin ligjor për liritë e të drejtat e njeriut e të minoriteteve, informoni hollësisht organizatat ndërkombëtare e trupin diplomatik për këtë vrasje të shëmtuar dhe për këtë heshtje acaruese, me sfond etnik e dhunë të hapur psikologjike ndaj komunitetit tonë.

2.Të kontaktoni zyrtarisht e të kërkoni me forcë pranë autoriteteve shqiptare të tërheqin masën “person non grata” ndaj eurodeputetes Eleni Theohari, si dhe ndaj 52 personave të tjerë, të shmangin retorikën nacionaliste dhe të kontribuojnë konkretisht e realisht në rivendosjen e një klime besimi e mirëkuptimi midis shumicës e pakicës midis dy vendeve fqinje konform standarteve, traditës historike dhe dëshirës së përbashkët.

3.Duke u nisur nga këto premisa, mendojmë se është e nevojshme fillimi e zhvillimi nga ana Juaj dhe e drejtuesve të “Omonia”-s i një lëvizje informuese e dëgjuese me të gjithë faktorët e minoritetit, me të gjitha strukturat e “Omonia”-s fshat më fshat e qytet më qytet, konkluzioni i së cilës të jetë hartimi i në program-veprimi konkret me synim zgjidhjen e problemeve, ndërgjegjësimin e minoritetit për të vepruar si nje i tërë, për të rritur efektshmërinë e përfaqësimit politik dhe dinjitetin shoqëror.

Situata e krijuar ndaj nesh dhe nga ne nuk mund të përballohet as duke heshtur, as duke ulur kokën e as duke qëndruar duarkryq. Duhet ndërgjegjësim, veprim e dinjitet. Të drejtat e liritë që na takojnë nuk na i fal kush, ato fitohen.

Këshilli i Përgjithshem Drejtues i Degës së “Omonia”-s Korçë

Kryetari

Ligoraq Karamelo

Letra e OMONIA-s vjen pas amendamentit që Parlamenti Europian i adresoi Shqipërisë ku kërkohej hetimi i vrasjes së ekstremistit grek, Konstantinos Kaçifa. Kaçifa u vra më 28 tetor në Bularat, pasi përhapi zjarr ndaj forcave të Policisë, ndërkohë që RENEA e ekzekutoi të riun pasi ai nuk pranoi të dorëzohej. LEXO KETU Ngjarja hapi një valë reagimesh, ndërkohë që Shqipëria shpalli ‘non-grata’ eurodeputeten Eleni Theocharous dhe 52 ekstremistë të Agimit të Artë që ishin pjesë e varrimit të Kaçifa në Bularat të Gjirokastrës dhe lëshuan thirrje raciste për shqiptarët.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ertian: 05/12/2018 15:02

    Bravoooo, k** amelo Po do uroja ti provoje ne b***n tate plaget e kafsheve te agimit te K.arte dhe te shihja me pas sa bukur di ti thuresh letrat me kerkesa ndaj qeverise shqiptare.

    Përgjigju
  • Bepi: 02/12/2018 03:15

    ty edhe Vangjel Dules ku ti keni Me ken un ne qeveri edhe Vangjeli asht non grata ne Shqipni

    Përgjigju
  • Emigranti: 01/12/2018 18:02

    Ligor karamelo nje tjeter ekstremist fashist grek,duhet neutralizuare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton