Opozita jashtëparlamentare propozon amendament për hapjen e listave 100 %: Nuk pranojmë asgjë ndryshim tjetër

Opozita jashtëparlamentare propozon amendament për hapjen e listave 100 %: Nuk pranojmë asgjë ndryshim tjetër

Opozita jashtëparlamentare ka propozuar amendament kushtueses për hapjen e listave 100 % duke theksuar se me këtë kërkesë nuk ka nevojë të ndryshohet neni 64 i Kushtetutës por vetëm neni 68 ku sipas saj duhet të shfuqizohet fjalia e tretë, e pikës 1. Opozita jashtëparlamentare shprehet se çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit. Për opozitën jashtëparlamentit ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cenojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje.

Neni 68, pika 1 thotë se: 1. Kandidatët për deputetë paraqiten në nivel zone zgjedhore nga partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe nga zgjedhësit. Një kandidat mund të paraqitet vetëm për një nga subjektet propozuese, sipas kësaj pike. Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës. Rregullat për regjistrimin e kandidatëve për deputetë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Opozita jashtëparlamentare kërkon që të shfuqizohet fjalia e tretë "Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës" dhe kjo mundëson hapjen e listave pa pasur nevojë për ndërhyrje të tjera dhe ndryshime kushtetuese. Madje sipas opozitës kjo nuk pengon as koalicionet parazgjedhore pasi përcaktimi i kritereve dhe regullave për zbatimin e sistemit zgjedhore proporcional, zonave zgjedhore dhe numërimit të mandateve është e rregulluat në Kodin Zgjedhor dhe jo Kushtetutë dhe kjo përcaktohet në pikën 3 të nenit 64.

Neni 64 i Kushtetutës thotë se: (Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008) 1. Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shumemërore. 2. Zona zgjedhore shumemërore përputhet me ndarjen administrative të një prej niveleve të organizimit administrativo­territorial. 3. Kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional, për caktimin e zonave zgjedhore dhe për numrin e mandateve për secilën zonë përcaktohen në ligjin për zgjedhjet.

Qëndrimi i Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik

1. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se NUK ka asnjë nevojë për ndryshime në nenin 64 të Kushtetutës, ku aktualisht parashikohet vetëm a) lloji i sistemit zgjedhor (“sistemi proporcional në nivel qarku”), b) ndarjen e zonave zgjedhore në nivel qarku dhe c) delegimin që rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor të përcaktohen në ligj. Neni 64 nuk ka asnjë pengesë për të kaluar në mekanizimin e listave 100 % të hapura dhe për pasojë nuk duhet të ndryshohet.

 2. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se neni 68 i Kushtetutës, aktualisht parashikon a) subjektet zgjedhore (që janë partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit), b) rregullin që një kandidat mund të propozohet vetëm nga një subjekt zgjedhor, si dhe c) delegimin që në ligjin e zgjedhjeve të parashikohen rregullat për regjistrimin e kandidatëve dhe organizimin/zhvillimin e zgjedhjeve. Në këtë nen, parashikohet edhe një rregull në pikën 1 të tij, sipas të cilit “Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Kjo fjali në Kushtetutë është e vetmja pengesë për të kaluar në një mekanizëm me lista 100 % të hapura. Heqja e kësaj fjalie është e mjaftueshme që në ligjin e zgjedhjeve të parashikohet aplikimi i mekanizimit me lista 100 % të hapura, sepse sipas pikës 3 të nenit 64 të Kushtetutës është ligji i zgjedhjeve që parashikon kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional.

3. Për të krijuar bazën kushtetutese për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, është e nevojshme dhe e mjaftueshme që të bëhet vetëm Amendamenti Kushtetutes si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Në këtë mënyrë, kushtetutëbërësi krijon mundësinë kushtetutese që në Kodin Zgjedhor të ndryshohet mënyra e hartimit të listave, duke parashikuar votën parapëlqyese për kandidatët në listat e secilës parti. Ky ndryshim krijon mundësinë e garës midis kandidatëve në listën e vetë partisë politike.

 4. Ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cenojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje, e për pasojë janë jo vetëm të papranueshme, por cenojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njëanshme të imponuara nga njëra palë, për ti shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme.

 5. I vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është Amendamenti Kushtetues si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” I cili duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në Parlament si një paketë e vetme.

6. Përveç këtij ndryshimi të paraqitur më sipër, asnjë ndryshim tjetër në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor në lidhje me: a) formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore, b) ndarjen aktuale të zonave zgjedhore në nivel qarku, c) formulat ekzistuese për ndarjen e mandateve ndërmjet koalicioneve dhe brenda koalicioneve, d) pragun elektoral ekzistues, si dhe çështje të tjera që lidhen me zgjedhjet, nuk mund të ndryshohen pa arritur dakordësinë mes të gjitha palëve në Këshillin Politik.

Qëndrimi i Opozitës së bashkuar në Këshillin Politik

Qëndrimi i Opozitës së bashkuar në Këshillin Politik


Lajmi kryesor:

Asnjë dakordësi në Këshillin Politik! Gjiknuri: PD nuk ka asnjë model për koalicionet, synon të sabotojë procesin! Bylykbashi: Nesër vritet '5 qershori'


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes

Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes