Ditën e shtunë në datë 16 shkurt opozita do të protestojë përpara Kryeministrisë me qëllim largimin e qeverisë, ndërsa Edi Rama atë ditë nuk ka zgjedhur që të qëndrojë në zyrë. Deputeti Damian Gjiknuri, i cili është edhe drejtuesi politik i qarkut të Vlorës përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se Rama do të jetë pikërisht në këtë qytet ditën e shtunë.
"Në kuadër të takimeve publike të turit “Bashkia që duam”, Kryeministri Edi Rama do të jetë të Shtunën në qytetin e Vlorës. Vëmendja e shtuar e qeverisë për Qarkun e Vlorës tashmë është e prekshme përmes investimeve të kryera dhe projekteve të planifikuara.
Ftoj të gjithë qytetarët të jenë në ora 10:30 në Sheshin e Flamurit" thotë Gjiknuri. Protesta e opozitës do të nisë nga ora 11:00 e së shtunës, ndërsa mes opozitës dhe policisë ka pasur një përplasje për lejen dhe afatin e tubimit.