Ornela Nebiaj flet për adoleshencën: Kam qenë më e ngarkuara e brezit tim, s’kisha kohë të flirtoja me djemtë

Ornela Nebiaj flet për adoleshencën: Kam qenë më e ngarkuara e brezit tim, s’kisha kohë të flirtoja me djemtë

Ornela Nebiaj, moderatore, ish-zëdhënësja e PD

Ornela Nebiaj është një nga personazhet që prej shumë vitesh është pjesë e ekranit. Ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike, mbahet padyshim për deklaratat nga selia blu, ku kërkonte dorëheqjen e ish-ministrit Saimir Tahiri.

Pavarësisht shkëputjeve, Nebiaj është rikthyer tashmë në televizion, ndërkohë që sot, ajo ka zbuluar detaje nga jeta e saj private. Nebiaj ka folur për kohën kur ishte adoleshente, dhe thotë se në atë kohë, nuk ka patur kohë as të flirtonte me djemtë. E ftuar në “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacaj, Nebiaj është shprehur:

Iu dedikova shkollës. Kur mbarova shkollën, Suela Bako u bë sebep që të bëja një audicion në një televizion tjetër. Punoja në një qendër tregtare, merresha me marketing, me evente. Isha vetëm 24 për në 25 vjeçe, në përfundim të universitetit ishte eksperienca e parë e punës. Shkova atje, u mora me ata njerëzit, çdo gjë shkoi mirë dhe i shtova vetes një emision prime time ditë të dielë. Mund të them që kam qenë adoleshentja më e ngarkuar e brezit timNuk më dilte koha as të flirtoja por çuditërisht, të gjithë mendonin se unë isha e zënë. Kur merrnin vesh se nuk isha e zënë, ishte shumë vonë. Tani jam turli.

Ornela Nebiaj, moderatore

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë

Parlamenti britanik miraton ligjin për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në Ruanda! Sunak: Asgjë s’do na pengojë, shpëtojmë jetë