OSHEE kredi 70 mln € nga BERZH, Adrian Çela: Deri më 1 janar 2022 tarifa e energjisë nuk preket! Çollaku: Çmimet rriten, cilësia bie! Kodheli: E pavërtetë, kemi të gjithë dritë në shtëpi

Komisioni për Politikën e Jashtme, e cila ka vetëm përgjegjësinë për dhënie mendimi, ka miratuar vetëm më votat e anëtarëve të mazhorancës projektligjin që OSHEE të marrë 70 milionë euro kredi nga BERZH. Opozita abstenoi në votim, ndërsa vetëm deputeti Tritan Shehu, votoi kundër.

Gjatë prezantimit të projektligjit për marrjen e 70 mln euro kredi nga administratori i OSHEE, Adrian Çela tha se deri më 1 janar 2022 nuk do të ketë rritje të tarifës së energjisë elektrike, ehde pse vendi po kalon një mergjencë të tillë. Me ardhjene  viti të ardhshëm do të propozime nga enti rregullator lidhur me çështjen.

“Deri më datë 1 janar tarifa nuk do të preket. Më pas më datë 1 janar enti rregullator do të paraqesë propozimin. Aktualisht nuk është aplikuar për asnjë rritje tarife. Tregu i liberalizuar ka filluar më shumë se vite përpara. Më 1 janar pjesa tjetër që janë të lidhur me tension të mesëm do dalin në treg të lirë. Theksoj se ka përfunduar platforma mes OST dhe OSHEE. Shtoj edhe njëherë se rritje tarifash për 1 milion abonentë që furnizohen nga OSHEE nuk do ketë. Ne krahasimet i kemi bërë me veten. Shqiptarët e kanë harruar atë periudhë kur iknin dritat. Ka ende për t’u bërë por përmirësimet janë të dukshme”, tha Çela.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të marrë 70 milionë euro kredi nga BERZH, për të financuar pasojat negative që ka shkaktuar pandemia COVID-19. Kjo hua nuk po merret për të përballuar krizën globale energjetike por për pasojat që pandemia shkaktoi në vitin e kaluar.

Për krizën ekonomike që la pas pandemia, Çela u shpreh se rrjeti energjetik është prekur nga efektet negative që shkaktoi kjo periudhë dhe borxhet më të mëdha në arkën e saj janë shkaktuar nga rrijeiti ujësjellësit.

“OSHEE nuk mund të ishte e izoluar nga efektet që solli Covid-19. Për shkak të situatës, viti 2020 kishte  93,4% nivelin e arkëtimeve, pra ka pasur një rënie. Gjithashtu për herë të parë nuk u realizua niveli i humbjeve pasi e mbyllëm me 24%. Po ashtu mosrealizimi i investimeve ishte një tjetër problem sepse kontraktorët i anuluan këto investime”, tha Çela.

Gjatë dikutimeve ka pasur përpalsje mes anëtarev të PD dhe PS në komision, ku deputeti i PD, Kreshnik Çollaku u shpreh se taksat dhe çmimet kanë vazhduar të rriten ndërsa qytetarëve nuk u është ofruar cilësia. Kjo nuk është pranuar nga kryetarja e Komisionit Mimi Kodheli, ndërsa u përgjigj se çmimet për energjinë nuk janë rritur.

Kreshnik Çollaku: Si ka mundësi që kreditë shtohen, taksat shtohen, por cilësia bie dhe çmimi rritet?

Kodheli: Çmimi nuk është rritur. Kemi të gjithë dritë në shtëpi.

Çela: Sektori energjetik shqiptar kërkon rreth 1,6 miliard euro investime, një studim ky i bërë në vitin 2004. Ndërkohë 450 milionë euro janë investuar në këto shtatë vite dhe të gjithë jemi dëshmitar të përmirësimeve edhe pse ka akoma shumë vend për punë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja