Ka qenë prokuroria e Tiranës, që apeloi vendimin e Hajdarit, që rrezikonte të lironte biznesmenin fierak, i cili kërkohet nga drejtësia italiane për një dëmim prej 30 vitesh burg për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të organizatës kriminale.
Prokuroria pritet të tërhiqet nga rekursi i bërë dhe i regjistruar si çëshje në gjykatën e lartë me relator gjyqtarin Aleksandër Muskaj.
E papritura e kësaj seance do të ishte nëse mbrojtja do të mund ta shfrytëzonte për të nxjerrë një tjetër vendim që mund të rrëzojë masën e dhënë javën e kaluar nga Gjykata e Tiranës, burg pa afat, e cila zhvlerësoi kështu masën lehtësuese të dhënë nga një gjykatë e një shkalle më të lartë, siç ishte vendimi i Hajdarit në Gjykatën e Apelit.
Gjyqtarja Fatmira Hajdari, gjithashtu në një vendim tjetër në vitin 2009 kishte liruar nga burgu për mungesë provash Arben Isufajn, I cili ishte arrestuar për vrasjen në vitin 2002 të Pirro Koçiut në Tiranë.
(Në foto: Faqja e Gjykatës së Lartë ku është padia e Arben Isufajt i njohur si "Ben Qimja"
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)