Panairi i Librit që u çel të enjten në kryeqytet, ka bërë bashkë përveç qytetarëve të shumtë në numër edhe deputetë e ish-deputetë të Kuvendit. Brenda Pallatit të Kongreseve, një nga tendat që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ajo e ish-deputetit socialist Namik Dokle.
Dokle teksa promovonte librin e tij ”Ditët e Lakuriqëve të Natës”, është fotografuar në praninë e ish-kolegëve të tij socialistë por edhe duke shtrënguar duart me ish-kundërshtarin e dikurshëm politik, deputetin demokrat e ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode.
Sikurse shihet nga fotografitë e publikuara nga vet Namik Dokle, bota e librit duket se nuk njeh ndasi bindjesh politike!
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)