Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Hans Kristofeiden, shefi i Zyrës Federale për Bujqësinë dhe Ushqimin të Gjermanisë
TIRANË, 4 Maj /ATSH/- Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti dhe Hans Kristofeiden, shefi i Zyrës Federale për Bujqësinë dhe Ushqimin i Republikës Federale Gjermane nënshkruan të hënën në Tiranë, marrëveshjen e bashkëpunimit për dhënien e asistencës teknike në adoptimin e standardeve të Bashkimit Europian në produktet shqiptare si dhe rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare.
Duke u ndalur tek marrëveshja e arritur, ministri Panariti u shpreh se vendi ynë ka nevojë për asistencë në garantimin e sigurisë ushqimore. Sipas Panaritit, marrëveshja me Zyrën Gjermane të Bujqësisë, është me rëndësi pasi i hap rrugën shkëmbimeve të produkteve të ndryshme mes dy vendeve.
Nisur nga kjo, ministri Panariti është shprehur se vendi ynë do të ketë më shumë kontribute me vlerë shkencore sa i takon sigurisë ushqimore, dhe do të ketë më shumë asistencë nga Gjermania.
Referuar të dhënave më të fundit të INSTAT, shkëmbimet tregtare me Gjermaninë janë në nivelin e 5.6 për qind. Për periudhën janar-shkut 2015, eksportet me shtetin gjerman kanë qenë në vlerën e 1.166 milion lekëve. e,xh//m.m/







