Edhe pse temperaturat po pësojnë ngritje sërish janë në vlera negative dhe i ftohti është prezent në të gjithë territorin e vendit.

Në buletinin e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, shpjegohet se gjatë ditës së sotme mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot i kthjellët me vranësira të rregullta, por shumë i ftohtë.
 
Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 15 km/orë, nga veriu.
 
Temperaturat ekstreme të ajrit pritet të luhaten

NË VENDET MALORE
Temperaturat minimale nuk do të zbresin poshtë -16 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -9 gradë C 
NË VENDET E ULTA
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -7, ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -1 gradë C.
NË BREGDET
Temperaturat minimale  do të zbresin deri në -4 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 0 gradë C.

Ndërsa ditës së nesërme, datë 11 janar, mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të rregullta dhe reshje dëbore në jug të vëndit. Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri 20 km/orë, nga veriu. Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten
 
NË VENDET MALORE
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -17 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -5 gradë C
NE VENDET E ULTA
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -4 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 2 gradë C.
NË BREGDET
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -1 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 4 gradë C

Në datën 12 janar mbi vendin tonë do të mbizotërojë mot me vranësira të çrregullta dhe kthjellime. Era do të fryjë e lehtë, në bregdet deri 25 km/orë, nga jugperëndimi.
Temperaturat ekstreme, pritet të luhaten.

NË VENDET MALORE
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -16 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në -2 gradë  C
NE VENDET E ULTA
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -4 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 5 gradë C.
NË BREGDET 
Temperaturat minimale do të zbresin deri në -2 ndërsa ato maksimale do të ngjiten deri në 6 gradë C

Situata  sinoptike e parashikuar për datën 14 Janar në mesditë tregon se rajoni i Ballkanit do të ndodhet nën ndikimin e një fushe me presion atmosferik të ulët.

Rrjedhimisht, pritet që mbi vendin tonë kryesisht do të mbizotërojë mot me vranësira dhe reshje kryesisht në formë dëbore. Më intensive reshjet do të jenë në veri të vendit.
Temperaturat maksimale, do të luhaten: Në vendet malore nga -3 deri 0 gradë, ndërsa në zonën e ulët dhe në bregdet nga 5 deri 8 gradë, në vendet  malore nga -8 deri -5, ndërsa në zonën e ulët dhe bregdet nga -2 deri në 2 gradë.
 
 Era do të fryjë mesatare, në bregdet deri e fortë, nga jugperëndimi.


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)