Paro Laçi: Berisha na dha urdhër të rrihnim me shkopa gome nënat e viktimave të Tragjedisë së Otrantos

Paro Laçi dha dëshmi në Studio Live se si tragjedia e Otrantos me 86 viktima ndodhi prej një informacioni të gabuar të qëllimshëm dhënë shtetit italian, sikur në birgjet italiane po vinte një anjie me bandën e Zani Çaushit e armatosur, kur në fakt ishin familje shqiptare që po shkonin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Më pas nënat e viktimave po bënin një homazh duke ndezur qirinj në bulevardin përballë Hotel Dajtin. Berisha i jep urdhër gardës ku punonte në atë kohë dhe Paro Laçi që të dhunonin ato nëna, sepse nuk ishin nënat e viktimave por të dashurat e kriminelëve dhe të komunistëve.

'Fut dhe bjer atyre njerëzve, fut dhe bjer dhe atyre gazetarëve. Më bëri një dosje nipi i Berishës, Dritan Berisha. Bëra një burg të pafajshëm. Kam qenë në arrest shtëpie në Itali. Por kur kam qenë në burg, më kujtohet një thënie, duke  i rënë me shkop gome një prej grave na kishte thënë Berisha, ishim të rinj, na thuhej Berisha nuk është kriminel ata ishin kriminel. Edhe po të shkonim në Vlorë do kishim vrarë ose do na kishin vrarë. Një grua duke shkuar dhe i përzura, e mër bir më tha çtë kam bërë më tha. Po qaj viktima që nuk i kam. Ne nuk besonim që ishin viktima sepse na ishte bërë shiringa në kokë. Besonim se ishin të dashurat e kriminelave dhe komunistave. Kur vjen puna më thotë eh mor bir çtë bëra, e gjeç nga mos e pandehç. Dhe me të vërtetë e gjeta nga nuk e prita.'


Lajmi kryesor:

Ish gardisti Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për 'Katerin e Radës' lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament

Kaosi në Kuvend, Kryesia e Partisë së Lirisë: Mbështesim plotësisht qëndrimin e opozitës në Parlament