Partitë të kthejnë 18 milion lekë
në KQZ, por jo LSI, PR e PDIU

Partitë të kthejnë 18 milion lekë<br />në KQZ, por jo LSI, PR e PDIU
TIRANE - Dje KQZ vendosi për paratë që përfitojnë partitë në bazë të rezultatit të 23 qershorit. Buxheti i shtetit ndan mes tyre në bazë të votave të marra, një fond prej 65 milion lekësh. Nga kjo shumë zbritet fondi i dhënë paradhënie para zgjedhjeve për secilin subjekt nisur nga performanca në zgjedhjet e shkuara. Me përjashtim të LSI, PR e PDIU, të gjitha partitë e tjera garuese në zgjedhje duhet t`i kthejnë mbrapsh KQZ-së para.

Në total do të jenë 18 milion që KQZ duhet të marrë nga partitë. "Disa janë parti kryetarë, disa nuk kanë fare parti, disa nuk kanë as adresa. Tani edhe ato ditë që duhet të shkojmë ti gjejmë, s`kemi ku ti gjejmë. Nëse i gjejmë duhet tua marrim ato lekë.

Vetëm t'u lutemi që të mos na shqetësojnë më se vetëm me ankesa dhe me teknologjinë na ka kushtuar shumë”, tha Hysen Osmanaj. PS, e cila kishte marrë 20 mln lekë fond paradhënie nga KQZ, ndonëse rezultoi forca e parë e këtyre zgjedhjeve, duhet t'i kthejë këtij institucioni 3.5 milion, kjo sepse më herët ishte gjobitur me 6 milion lekë për mos respektim të kuotës së grave në lista. Ndërsa PD e gjobitur me 4 mln për të njejtën arsye, duhet t'i kthejnë mbrapsh 8.4 milion lekë.

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.10.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës