Fjolla Morina e akuzoi se e kërcënonte me jetë, vjen reagimi i ish-partnerit: Nuk merrem me psikopate dhe drogaxhie

Fjolla Morina e akuzoi se e kërcënonte me jetë, vjen reagimi i ish-partnerit: Nuk merrem me psikopate dhe drogaxhie

Fisnik Syla dhe Fjolla Morina

Fjolla Morina ka bërë disa deklarata të forta për ish-partnerin e saj Fisnik Sylën, ku e ka akuzuar se arma për të cilën ajo u arrestua ishte e tija dhe se ky i fundit madje e ka kërcënuar me jetë.  Së fundmi ka ardhur dhe reagimi i tij ku gjatë një ‘Live’, thekson se nuk dëshiron të flasë për njerëz që shajnë dhe familjen e tyre ndërsa e quan këngëtaren ‘psikopate dhe drogaxhie’.

“O njerëz dëgjoni, s’kam ça me fol për atë njeri. Një njeri që e shan nënën e vetë, vëllain e vetë, ul familjen e vetë, për mua nuk është njeri. S’ja vlen me fol. Me një njeri psikopat, drogaxhi, nuk fol dhe nuk merrem me të. S’ja vlen të flas për të dhe mos bëni më pyetje.”, tha Syla.

Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës vjet por akuzat me njëri-tjetrin vijojnë.

Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak. Para se të shkonte në gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut. Fjolla u arrestua më 19 korrik 2021 në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator. 

Bashkë me këngëtaren u arrestuan edhe biznesmeni Fisnik Syla dhe shoferi i saj Fitim Muji. Pavarësisht se ishin në të njëjtin mjet me të, Morina i shpëtoi dy djemtë nga përgjegjësitë, teksa deklaroi se ata nuk kishin asnjë dijeni për armën dhe se këtë të fundit e kishte dhuratë nga një mik i dashur që nuk jeton më.E ndërsa tani më ajo ka ndryshuar qëndrim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë

BE dëshiron të rifillojë negociatat me Turqinë