Me mjete primitive, të amortizuara së tepërmi dhe me varka të vogla prej gome, në kërkim të një jetë më të mirë fillimisht në Itali e gjetkë, asnjëherë më pas nuk përçuan këtu përvojat në sistemin e drejtësisë, veçanërisht të atyre që zhvilloheshin në brigjet perëndimore të detit që na ndan me disa vende të tjera. Sigurisht, do të ishte e tepërt të pretendohej nga emigrantët ekonomikë që ata të aplikonin në vendin e tyre të origjinës mbi gërmadhat e rendit komunist metodat në ushtrimin e Magjistraturës Demokratike, apo rregullat e Deontologjisë Gjyqësore, por së paku të ndikonin energjikisht në krijimin e opinioneve, për rëndësinë e rolit vendimtar të gjyqësorit në ndaljen e paligjshmërisë publike dhe rënies së besueshmërisë te institucionet.

Pra, nëse mund t’u duhej vetëm gjysmë ore detarëve me përvojë që të përgatiteshin për të përballuar furtunat e papritura të Adriatikut, ato për shpëtimin e qendrueshmërisë së demokracisë dhe shtetit të së drejtës nuk u kanë mjaftuar gjithë këtij populli dhe organeve të tij as për 20 vjet rresht, që të zbatoheshin së paku disa eksperienca apo modele e􀂿 kase, të cilat nuk do të na linin për një kohë të gjatë të mbyllnim sytë përballë praktikash gjyqësore joliberale dhe antigarantiste, në kundërshtim me vetë ligjshmërinë që gjyqësori duhej dhe duhet të mbrojë.

Nëse kjo do të pretendohej të bëhej nga magjistratët, shumica e të cilëve nuk u “ushqyen” veçse me Plepat dhe, më pas, me orë të reduktuara në auditorët bujarë të një Fakulteti të Drejtësisë në Tiranë, degjenerimi i mëtejshëm i raporteve të pushteteve politike dhe magjistratëve mori trajtat e një sistemi korporativ të këtyre të fundit, duke imituar molusqet, për të hapur guackën nga trysnitë politike dhe mbyllur atë nga kritikat publike të vendimeve gjyqësore të paligjshme. Një sistem ky që këtu edhe sot nuk i kursen efektet e veta negative. Mirëpo, çdo mjet që tejmbushet dhe pëson fatin e të mbyturit, një ditë dallgët apo rrymat e nënujshme e nxjerrin në brigjet e kërkuara.

Në ato brigje ku në jetën e njerëzve sundon ligji dhe mbrojtja në emër tij prej prirjeve autokratike të kastave të veçanta dhe përuljes para tyre të arradheve sektareiste. Në ato brigje ku magjistraturës i kërkohet re􀃀 eptim kritik dhe vetëkritik jo vetëm ndaj ca vendimeve gjyqësore të shkëputura, por edhe ndaj qëndrimeve, kulturave dhe nënkulturave antigarantiste, që janë përhapur në botën e drejtësisë. Shpjegimin e një nevoje të tillë zhvillimi, Luigo Ferrajoli, një ndër teoricienët më të shquar bashkëkohorë të së drejtës, me argumente bindëse e ilustroi nëpërmjet Fjalës së tij të mbajtur në Kongresin XIX tE Magjistrtaturës Demokratike i zhvilluar vitin e kaluar në Romë.

Një shpjegim, që ai e ilustroi, ndër të tjera nëpërmjet një analize dhe sjelljes në vëmendje të çështjeve të njohura në Itali si ’Tangentopoli’ (nga tangente – it. mitë, ryshfet) dhe ’Mani Pulite’ (it. – Duar të Pastra), të cilat pas një sërë procedimesh të nisura më 1992 nga Prokuroria e Milanos, duke përfshirë eksponentë të politikës, ekonomisë dhe institucioneve të ndryshme të vendit tonë fqinj, sidomos më 1993 - 1994 nxorrën plotësisht në pah një sistem të tërë korrupsioni dhe 􀂿 nancimi të paligjshëm në nivelet më të larta. Kështu, përse të mos përdoret ajo përvojë e vyer, për të përmendur erërat e reja që sapo kanë nisur të fryjnë (ndonëse me vonesë) edhe në Shqipëri.

Çështja e grabitjes së bujshme të Thesarit të Shtetit dhe hetimet që kanë 􀂿 lluar të kryhen rreth saj, të cilat janë shoqëruar me arrestime të papritura veçanërisht dhe hë për hë të dy titullarëve të Bankës së Shqipërisë, nuk janë veçse starti i një rruge të gjatë. I një rruge të gjatë jo vetëm për audite të thella në këtë institucion qëndror 􀂿 nanciar të vendit dhe arrestime të tjera që do të pasohen (se kush e ka rradhën për t’i bërë shoqëri në institucionet e paraburgimit Guvernatorit dhe Inspektores së Përgjithshme, le t’ia lemë një komenti të ardhshëm), por edhe për hetimin dhe ndëshkimin e krimeve (nënkupto: veprat penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar) të disa zyrtarëve të tjerë të lartë të shtetit tonë.

Këtu nuk mund të hyj në detaje konkrete të përmbajtjes së dosjeve përkatëse, nuk mund të hyj, qoftë edhe për të respektuar sekretet hetimore. Por, tani për tani mendoj se është e mjaftueshme të theksohet që, pas rotacionit të pushtetit politik në Shqipëri dhe sidomos pas akordimit Shqipërisë të statusit të Shtetit Kandidat për në Bashkimin Evropian dhe pas marrëveshjeve, vendimeve dhe projekteve të përbashkëta për vendet e Ballkanit Perëndimor, që u miratuan në Samitin ’Berlini 2014’, e pashmangshme është zbardhja e plotë e kryerjes së këtyre krimeve mundësisht në një kohë sa më të shpejtë.

Këtë e paralajmëroi edhe një komunikatë e shkurtër e publikuar pas një takimi të Kryeministrit me Prokurorin e Përgjithshëm, ku u la të kuptohej se midis tyre ishte arritur mirëkuptimi. Megjithëse, ajo komunikatë nuk shprehte speci􀂿 kisht çeshtjet e shtruara, nuk ishte e vështirë të merrej vesh që, për nevoja të hetimeve të shumta dhe të ngjeshura që priten për t’u zhvilluar, organit të akuzës do t’i nevojitej jo vetëm një organigramë më e ngjeshur prokurorësh dhe oficerësh të policisë gjyqësore (pra, edhe akordimi i fondeve 􀂿 nanciare më të mëdha nga Buxheti i shtetit), por edhe vënia në dispozicion të hetimeve i ekspertëve të kuali􀂿 kuar të fushave përkatëse. Më vonë, nga 􀂿 llimi i kësaj jave, Prokurori i Përgjithshëm, i cili mori pjesë në një Konferencë mbi korrupsionin në shoqëri, që zhvillohej në Bukuresht (Rumani), gjatë Fjalës së tij u bëri të ditur të pranishmëve, se ”autoritetet hetimore shqiptare kanë nën hetim një numër të konsiderueshëm zyrtarësh, kryesisht të nivelit të lartë, që dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale të korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës”.

Ndërsa, për homologun boshnjak të Adriatik Llallës, opsionet e shprehura u konkretizuan që të nesërmen, kur në Sarajevë përfunduan në pranga dy ministra. Në realitetin tonë të ri, pa dashur t’u ndërhyj polemikave të këtyre ditëve në qarqe të gazetarëve opinionistë dhe politikanëve opozitarë, të pandreqshëm në qëndrimet e tyre të mbrapshta edhe ndaj prokurorëve dhe gjyqtares që shpallën arrestin me burg në mungesë të dy titullarëve të Bankës së Shqipërisë, ndoshta është me rëndësi të madhe që nga magjistratët të zbatohet përmasa njohëse e gjykimit, deri tani më së shumti e injoruar dhe që nuk ka të bëjë fare me dy përmasat tradicionale njohëse të arsyetimit gjyqësor, si: interpretimi korrekt i ligjit dhe vlerësimi i argumentuar i provave.

Rregulli i mësipërm konsiderohet i lidhur me kuptimin dhe vlerësimin e rrethanave të veçanta dhe të papërsëritshme, të cilat e bëjnë çdo fakt, çdo rast, çdo çështje - të ndryshme nga të tjerat, edhe pse mund të përfshihet brenda të njëjtës 􀂿 gurë ligjore. Pra, duke qenë se çdo fakt është i ndryshëm nga të tjerët, gjyqtarët dhe para tyre prokurorët nuk mund t’i shmangen dot vlerësimit, me paanësi dhe ekuilibër, të tipareve të tij speci􀂿 ke apo të papërsëritshme. Ndërkohë, siç rekomandohet nga kodet etike të kohës, për t’u vënë në dukje është edhe fakti që jo pak vlera ka respekti për palët e përfshira në çështje, gjithashtu edhe për të pandehurin cilido qoftë ai: subjekt i dobët apo i fortë, ma􀂿 oz apo politikan i korruptuar.

Të mos harrojmë që në çastin e kryerjes së krimit, subjekt i dobët është pala e dëmtuar, ndërsa gjatë procesit penal është subjekt i dobët vetë i pandehur. Ky koncept i respektimit të palëve në çështje, posaçërisht i të pandehurit, është rrjedhojë logjike e parimit të barazisë, i barasvlershëm me postulatin e ’dinjitetit të njëjtë shoqëror’ të të gjithë njerëzve, pra edhe të fajtorëve. Por, ajo është rrjedhojë logjike edhe e parimit të ligjshmërisë, sipas të cilit ndëshkohesh për atë që ke bërë dhe jo për se çfarë je apo çfarë posti të lartë ke mbajtur. Pra, gjykohet fakti dhe jo njeriu, krimi dhe jo autori i tij, identiteti dhe bota e brendshme e të cilit nuk mund t’i nënshtrohen gjykimit penal. Ky respekt për të pandehurin, sipas Luigi Ferrajolit që iu referuam më sipër ”vlen për të krijuar atë simetri vlerash, që duhet të ekzistojë përherë, mes qytetërimit të së drejtës dhe barbarisë së krimit, çka përbën forcën kryesore të të parit dhe izolimit të të dytit”.

Respektimi i të gjitha parimeve juridiko – penale, si edhe i rregullave deontologjike, pa dyshim që ndikon për t’i hapur një vizion të gjerë opinionit tonë publik, derisa edhe më pesimistët ndaj efekteve konkrete të një lufte pa kompromis kundër kriminalitetit të zyrtarëve të lartë të binden shumë shpejt për domosdoshmërinë sa më parë të zhvillimit të kësaj lufte dhe vlerat që mbart ajo për përparimin e shoqërisë. Të binden njësoj sikur të mos e shmangnin uljen te poltroni i stomatologut, kur e kuptojnë se s’mund t’i mbajë më shpresa që dhëmbi mbase nuk do t’i dhëmbë as sot, as nesër...


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 13 Shtator 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)