Pas denoncimit të Report Tv, vihet në funksion pas dy javësh rezonanca magnetike në QSUT

Pas denoncimit të Report Tv, vihet në funksion pas dy javësh rezonanca magnetike në QSUT

Rezonanc magnetike në QSUT

Pas dy javësh jashtë funksioni dhe pas denoncimit të Report TV, rezonanca magnetike vihet në funksion në QSUT.

Drejtoria e QSUT shprehet për Report Tv se: Aparatura është vënë në funksion sot për qytetarët, pas një defekti teknik.

Prej dy javësh në QSUT, kjo aparaturë ishte jashtë funksionit, teksa qytetarët që paraqiten si raste emergjente shkonin për ta kryer këtë shërbim në repartin e Neurologjisë. Report Tv e mësoi diçka të tillë një ditë më parë teksa e ngriti si shqetësim.

Ndërsa mjekët shpreheshin se brenda 1 viti, rezonanca në QSUT është prishur edhe disa herë, të paktën në 2 raste dhe shërbimi i ofruar tek Neurologjia krijonte një fluks të papërballueshëm dhe vonesa për pacientë që nuk kanë kohë për të humbur.

Lajmi ne perditesim...

G.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan Pordha: 12/07/2024 13:03

    I prishin vete pajisjet ne QSUT ne menyre qe pacientet ti kryejne egzaminimet po ne ato paisje qe i kane ne klinikat e tyre private. Per cfare paguhet ministresha e shendetesise, apo per te thene dy fjale ne QSUT dhe pastaj avazi i vjeter.

    Përgjigju
  • Maks: 12/07/2024 06:29

    Keta zagar dhe tregetar te jetes dhe vdekjes i prishin vete keto paisje moderne Prokuroria ti procedoj per sabotim me dashje perfitimi ekonomik nga spitalet private e klinikat private

    Përgjigju
  • Iris: 12/07/2024 03:30

    U desh nje denoncim dhe nje raportim i medias qe /te rregullohej/ difekti!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë