Pas 'gjyqit' në spektakël, Donaldin e përqafojnë por ai i revoltuar i dërgon një 'mesazh' Bora Zemanit

Pas 'gjyqit' në spektakël, Donaldin e përqafojnë por ai i revoltuar i dërgon një 'mesazh' Bora Zemanit

E mbrëmshmja ishte një natë e një debati shumë të madh në Big Brother Vip. Pasi Donaldi Veshaj dhe Beatrix Ramosajt iu bë një 'gjyq' për lidhjen mes tyre debatet kanë vazhduar edhe pas spektaklit.  Aktori ka diskutuar me Antonelën rreth situatës së tij me Bora Zemanin.

Ai vijonte të këmbëngulte se nuk kishte marrë asnjë shenjë prej saj, qoftë brenda shtëpisë së Big Brother, qoftë edhe jashtë saj, gjatë kohës që çifti ka qenë i ndarë.

"Po dal unë i keqi këtu. Thjesht kam puthur, thjesht kam dhuruar diçka kur më ka ardh për ta bërë, dhe kam dalë i keqi e kupton?. Dhe kur pres diçka nga një njeri tjetër dal prap i keqi unë", ka thjënë ai.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Big Brather: 04/12/2021 22:09

    Po ky gjoja emision show 'Big Bardhi', si mëson asnjë gjë njerëzve dhe në veçanti rinisë. Asnjë gjë. Po ta shikosh këtë program, do të vëresh se nuk jepet asnjë mesazh edukativo-divulgativo-intelektual. Nuk shikon asnjë bisedë që të rrahë probleme, çështje e interesa të shoqërisë. Nuk ka biseda për artin, kulturën, shkencën, politikën, historinë e fenë. Nuk ndigjon, megjithëse gjoja janë persona të artit e kulturës, biseda e rrahje mendimesh për teatrin, kinemanë, operën, pikturën e skulpturën. S'ka asnjë gjë për muzetë e artit nëpër botë që ata si njërëz të dalë jashtë e si artista duhet që ti kenë parë e ti kenë vizituar e pritej që të na tregonin edhe neve diçka rreth tyre. Po asnjë gjë, asnjë gjë! Nuk them se e gjithë dita të shkojë duke diskutuar rreth këtyre gjërave, se ashtu mund të duket si shkollë e si pavion muzeal arti, por me raste e ndonjëherë e disa herë edhe flitet e diskutohet rreth këtyre gjërave. P.sh. Iliri, që duket si më i pregatituri aty, së bashku me Monikën, mund të hapnin biseda të tilla, duke treguar rreth jetës e bëmave të ndonjë kompozitori apo piktori apo artisti e duke i dhënë lezet me ndonjë anektodë rreth tyre apo me ndonjë histori melodramatike që ato mund të kenë pasur, ose edhe me ndonjë fjalë të urtë apo citat. Po ashtu nuk vihet në gojën e asnjerit, ndonjë citim në prozë apo poezi të ndonjë poeti apo shkrimtari të shquar botëror apo edhe shqiptar. P.sh. e bëri Donaldi pikturën për Ismail Qemalin, Ok, shumë bukur dhe i lumtë dora, por asgjë dhe asnjë koment rreth kësaj pikture nga 'banorët', asnjë ide dhe kritikë apo lavdërim me nivel të kësaj pikture... Asgjë, asgjë... Vetëm zirje, ofshama, itrigurica, cic-mice e biseda pa nivel dhe mediokër si 'kush jam unë e kush je ti' apo 'kush i lau pjatat, apo kush e fshiu oborrin' e kësisoj pallavrash e broçkullash të tilla. Pritesh që të paktën nga ky staf që i thotë vetes 'artista', të kishim një nivel e një stekë më të lartë intelektuale dhe artistike. Pritej më shumë, shumë më shumë... Po se dhanë ata mesazhin se si DUHET të rrijë, diskutojë e jetojë njerëzia, kush tjetër do të mund ta bëjë këtë?!!.... Populli DUHET edukuar dhe sidomos rinia dhe ky spetakël mendoj se pikërisht ka këtë mision dhe qëllim. Po ta bënte këtë, hallall koha që rrinë e shpenzojnë njerëzia para televizorit, por po ndodh e kundërta. Njerëzit po ç'edukohen e po e mbushin kohën me pallavra e llogje pa asnjë vlerë. Shumë, shumë keq!

    Përgjigju
  • Aliu: 04/12/2021 19:24

    O Donald, shkep sa te mundesh aty brenda. Lotet e krokodilit le ti hane shqiptaret, se akoma nuk e kane kuptuar se qellimi yt aty brenda eshte qe te shkepesh sa te mundesh. Kujtojne shqiptaret se je i dashuruar me njeren apo tjetren. Djale i ri je, keshtuqe shtyp sa te mundesh dhe Arbanen po munde, se kot ben si e ndershme dhe ajo

    Përgjigju
  • Big sister: 04/12/2021 17:34

    Atehere, viktima i vetem ketu eshte Donaldi, i cili ra prehe e Arbanes dhe opinionisteve. Nje jave me pare nuk kishin pse ti shfaqnin videot ce cfare kishte thene Trixa. Ai mendoi se kjo ishte nje shenje nga jashte dhe shfaqi hapur pelqimin e tij ndaj Trixes. Ate moment u lumturua edhe Arbana edhe te gjithe(pervec Semit qe la spektaklin). Tani qe gjithe ju kthyen kunder te dyve, ju kthye dhe Arbana me opinionistet. Dmth Donaldi u be koke turku per audience dhe ca klikime me shume. E gjitha eshte e stisur nga stafi i Big Brother. Me erdhi shume keq dje qe i trajtuan sikur te ishin ne gjyq.

    Përgjigju
    • Krokodili: 04/12/2021 19:23

      Skena te denja per linçimet puniste te te rinjve te dashuruar!! Neveri!! Nderrova stacion!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë