Pa kaluar 24 orë nga heqja e masës së sigurisë arrest me burg për bashkëshortin e saj Odhise Andrea, gjyqtarja e lartë e pandehur për korrupsion Majlinda Andrea kërkon nga kolegët e saj gjykim të shkurtuar.
Kjo kërkesë e Andreas u paraqit nga avokati i saj Theodhori Sollaku, ndërsa Kolegji Penal i drejtuar nga Evelina Qirjako vendosi të shtyjë seancën për më 17 Janar aty ku do të shprehet nëse pranojnë apo jo këtë kërkesë. Gjykim të shkurtuar, përveç gjyqtares nën akuzë, kërkoi dhe Petraq Dashi, Ilia Cabiri dhe Eleni Lino ndërsa bashkëshorti i gjyqtares kërkoi që gjykimi ndaj tij të zhvillohet me procedurë normale.
Prokurori Arben Kraja kërkoi nga gjykata të refuzojë gjykimin e shkurtuar pasi sipas tij procedimi për 5 të pandehurit është i lidhur me prova e fakte të njëjta dhe një copëtim i dosjes do të dëmtonte ecurinë e gjykimit.
Report TV ka mësuar se nga trupa gjykuese e cila një ditë më parë i dha lirinë Odhise Andreas, gjyqtarët Ardian Dvorani dhe Shkëlzen Selimi kanë votuar kundër duke kërkuar qëndrimin e tij në burg.
Ndërsa relatorja Evelina Qirjako dhe anëtarët Medi Bici dhe Artan Zeneli kanë votuar pro lirimit të bashkëshortit të koleges së tyre.
Këtë të premte kolegji shtyu dhe vendimin për lirimin nga qelia të Ilia cabirit e Petraq Dashit dy të vetmit nga pesë të pandehur që qëndrojnë pas hekurave.
Në korrik të 2016 këta pesë të pandehur u vunë nën akuzë pasi prokuroria i hetoi për korrupsion ku me 50 mijë euro Petraq Dashi arriti të blej një vendim gjyqësor në favor të Eleni Linos e Ilia Cabirit.
Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea akuzohet se ka marrë 50 mijë euro për dhënien e një vendimi pronësie. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/korrupsioni-gjykata-l--n--fuqi-pezullimin-p-r-gjyqtaren-andrea-392035.html#sthash.nAD9ZEMu.dpuf
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.3%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.1%
Vota total: 7953
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Bota e tenisit është e kaltër, Sinner dhe Berrettini mposhtin Holandën! Italia fiton Kupën Davis
24 Nëntor, 19:49
-
Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh
24 Nëntor, 19:34
-
IDF: Hezbollah ka sulmuar sot Izraelin me 250 raketa
24 Nëntor, 19:31
-
VIDEO/ Ruben Amorim debuton te Manchester United, Ipsuich i ndal 1-1
24 Nëntor, 19:31
-
Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi
24 Nëntor, 19:25
-
Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!
24 Nëntor, 19:21
-
SHBA/ Trump emëron Brooke Rollins në krye të Departamentit të Bujqësisë
24 Nëntor, 19:16
-
Ersekë/ Flakët shkrumbojnë magazinën me bazë ushqimore, 2 zjarrfikëse në vendngjarje për të shmangur përhapjen e vatrës në banesa (FOTOT)
24 Nëntor, 19:15
-
Renditja/ Keko mjafton kundër Laçit, Partizani rigjen kreun e Superligës! AF Elbasani dhe Tirana barazojnë 1-1, Egnatia fiton në Ballsh
24 Nëntor, 19:10
-
PD akuzon Ramën për takimin e Londrës: Pasi i dëboi nga Shqipëria, i dhunoi emigrantët në kryeqytetin britanik! Do përgjigjet
24 Nëntor, 19:03
-
Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve
24 Nëntor, 18:48
-
Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet
24 Nëntor, 18:30