
Pas deklaratës së kryesueses së OSBE/ODHIR Audry Glover lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit, mësohet se aleatët opozitarë janë mbledhur në një takim në selinë e Partisë Demokratike.
Para pak minutash kanë mbërritur në seli kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, kreu i grupit të LSI-së Petrit Vasili, kreu i PAA Agron Duka dhe Kreu i PR Fatmir Mediu.
Takimi pritet të mbahet me kreun e PD-së, Lulzim Basha.
Lajmi kryesor:
Kryemadhi reagon pas zgjedhjeve: Dështoi ngritja e shtetit monist, tani fillon beteja jonë












