Ivanka Trump ka përjetuar një ngjarje të pakëndëshme në avion, pasi një pasagjer ka ofenduar vajzën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Edhe pse në avion me familjen, pasagjeri i është drejtuar Ivankës me këto fjalë ''Babai yt po shkatërron vendin. Pse je ti në avion me ne, ti duhet të ishe në avion privat''.

Sipas një dëshmitari vajza e manjatit ka qëndruar indiferente ndaj kësaj ngjarje, duke u munduar të shpërqëndronte fëmijët e saj nga ky incedent i shëmtuar.

Ekuipazhi i avionit menjëherë mori pasagjerin e pasjellshëm duke e nxjerrë jashtë.

Ivanka Trump
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com