Prokuroria e Tiranës nuk mund të sekuestrojë serverin e të dhënave pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive.

Është ky vendimi përfundimtar i dhënë nga Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ku këtë të mërkurë është rrëzuar rekursi i Prokurorisë pasi Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit i dhanë të drejtë ILDKPI-së.

Pas hetimeve të nisura kryesisht njësia e task forcës pranë prokurorisë së Tiranës vuri në sekuestro dosjet e deklarimit të disa zyrtarëve dhe serverin e të dhënave por këtë veprim ILDKPI e ankimoi në gjykatë aty ku u shpallën të paligjshme veprimet e prokurorëve.

Ende nuk dihet se si do procedohet me hetimin e nisur nga prokuroria për shpërdorim detyre ndaj ILDKPI dhe disa inspektorëve, ndërsa humbja e betejës ligjore që prokuroria pati me ILDKPI bënë qy ky hetim të mbyllet për mungesë provash.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com