Patos/ Lumi Gjanica mbulohet nga mbetjet urbane, kryetari i bashkisë për Report Tv: Tani po e marr vesh, do ta zgjidhim

Prej 10 vjetësh, lagjja “Ofiçina e Vjetër” në Patos është e pushtuar nga mbetjet urbane në brigjet e lumit “Gjanica”. Aroma e rëndë kundërmon në afërsi.

Banorët thonë se janë të detyruar të hedhin mbeturinat aty pasi numri i kontejnerëve është i pamjaftueshëm, dhe për të kryer këtë proces duhet të bësh shumë rrugë. Ndaj më shkurt iu është dukur lumi

Ankesat e banorëve të zonës kanë shkuar deri në bashkinë Patos, por deri më tani situata vijon të mbetet e njëjtë.

Në një lidhje telefonike me kreun e bashkisë Patos, Fatjon Duro, ai thotë se  është njohur me këtë problem vetëm sot, duke garantuar se në ditët në vijim do të shtohet numri i kontejnerëve në zonë për t’i dhënë fund këtij problemi.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 24/06/2024 01:58

    10 vjet ky problem dhe Patosi per nga madhesia nuk eshte as Tirana,as Durresi,eshte sipas emrit /patos/ (po te shikoni fjalorin e gjuhes shqipe se cfare d.m.th) e megjithate kryetar Duro sot e merr vesh,e nuk po flasim per ndotjet hidrokarbure qe kane pllakosur lumin here pas here!! Ku jeton o z.kryetar, ne Hene?!

    Përgjigju
  • Me Me: 23/06/2024 20:31

    O Zotni kryetar! Kryetari Bashkise duhet ta dije territorin e vet me rrenje e dhemballe po kshu eshte kur dilni nga zyra vetem diten e zgjedhjeve :DDD Shumicen e kryetareve te bashkise nuk i njohim se dalin ose kur vete Rama, ose kur vete Balluku, ose kur ka zgjedhje! Aman o se na hapet barkun, s'dime kte, s'dime ate! Mir qe dini te firmosni tendera!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite

Hezbollahu thotë se ka sulmuar me raketa një bazë izraelite