Patozi: Paraqitja e Edi Ramës
në Beograd, e paqortueshme!

Patozi: Paraqitja e Edi Ramës<br />në Beograd, e paqortueshme!
TIRANE - Ish-kreu i grupit parlamentar te demokrateve, Astrit Patozi e vlereson te paqortueshme viziten e kryeministrit shqiptar Edi Rama ne Serbi, e vecanerisht deklaratat e tij mbi ceshtjen e Kosoves qe ngjallen dhe nervozimin e kryeministrit Serb. Ne nje postim ne rrjetin socail Facebook, Patozi shkruan se ka rezerva per Ramen si kryeminsiter, por duke ju referuar paraqitjes se tij ne Beogradin zyrtar, thote vetem nje fjale: I paqortueshem. Patozi shenon keshtu zerin e pare opozitar qe e vlereson viziten historike te Rames ne Serbi dhe deklaratat e tij dhene nga pallati qeveritar ne Beograd.

"Nëse do të më pyesni për Beogradin
Për Edi Ramën, si kryeministër dhe udhëheqës i Partisë Socialiste, kam një mijë e një rezerva. Te cilat i kam shprehur dhe do të vijoj t’i shpreh sa herë të më jepet mundësia. Ndërkohë, as që e pretendoj se ia njoh të gjitha gafat, dobësitë dhe skandalet, që e kanë shoqëruar atë në gjithë karrierën e vet të gjatë politike. 

Por nëse do të më pyetnin për paraqitjen e tij dje në Beograd, do të thoja pa mëdyshje se, minimumi, ishte e paqortueshme. Kjo nuk e cliron aspak Edi Ramën nga përgjegjësitë për të tjerat dhe, as më bën mua më pak opozitar. 

Kurse për fansat e tij politikë dhe mediatikë kam vetëm një fjali: Janë të lirë ta shprehin ekzaltimin e tyre, sipas meje të ekzagjeruar, por nuk kanë pse ia kërkojnë këtë edhe opozitës, e cila nuk ka asnjë detyrim dhe arsye t’i thotë “bravo” kryeministrit", shkruan Patozi ne nje status ne rrjetin social Facebook.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë