PD akuza ndaj qeverisë: Keni çuar në kolaps sektorin energjetik

PD akuza ndaj qeverisë: Keni çuar në kolaps sektorin energjetik

Eno Bozdo

Partia Demokratike akuzon qeverinë për keqmenaxhim të sektorit energjetik, për shkak se borxhet e kompanive publike janë në shifra rekord. Anëtari i kryesisë së PD-së Eno Bozdo shprehet se e Shqipëria ka çmimin e energjisë më të lartë në rajon, por sërish  kompanitë janë në kolaps ekonomik.

“Rama dhe qeveria e tij rritën ndjeshëm çmimin e energjisë në emër të shëndoshjes ekonomike të tri ndërmarrjeve publike që zotërojnë sektorit: KESH, OST dhe OSHEE. Një dekadë më vonë, të treja kompanitë, sipas të dhënave të vetë Ministrisë së Financave, i kanë borxh shtetit, domethënë shqiptarëve, afro 600 milionë euro! Por nuk mbaron me kaq: vetëm detyrimet e ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizime ndaj OSHEE janë rreth 380 milionë euro. Por ka edhe një të dhënë tjetër edhe më shqetësuese: detyrimet e ndërsjella mes kompanive publike dhe qeverisë janë rreth 1,7 miliardë euro”, thotë Eno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD.

Më tej ai shtoi se kjo shifër tregon kolapsin ekonomik të sektorit energjetik, keqmenaxhimin e qeverisë në këtë sektor.

“Një shifër absurde por që tregon realisht kolapsin ekonomik të sektorit energjetik, keqmenaxhimin katastrofik, hajdutërinë dhe korrupsionin që karakterizon rilindjen edhe në këtë sektor. Prandaj Shqipëria e ka çmimin e energjisë të dytin më të lartë në rajon. Kompanitë e sektorit prej një dekade tashmë vuajnë, jo vetëm nga korrupsioni i niveleve të papërshkrueshme, por nga militantizmi i skajshëm politik. Me paratë e vjedhura vota blihet, dhe ai që nuk blihet, shantazhohet. Një qeveri teknike do të mundësonte disa kushte minimale për zgjedhje të lira”, shtoi Bozdo.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë