PD bën pjesë të strukturave në Dibër Qazim Gjonaj, qytetarët denoncojnë: I ka duart me gjak nga komunizmi! Agron Tufa: Tmerr

PD bën pjesë të strukturave në Dibër Qazim Gjonaj, qytetarët denoncojnë: I ka duart me gjak nga komunizmi! Agron Tufa: Tmerr

Agron Tufa

Partia Demokratike ka bërë pjesë të strukturave drejtuese të saj në degën e PD në Dibër, ish kryetarin e gjykatës së rrethit Dibër Qazim Gjonaj. Kjo ka sjellë reagimin e ashpër të disa qytetarëve që me komente kanë thënë se ai ka dënuar shumë veta të pafajshëm gjatë komunizmit dhe se i ka duart e lyera me gjak. Pjesë e komenteve ka qenë edhe Agron Tufa, drejtori i dorëhequr i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, duke e cilësuar këtë gjë si tmerr.

Komentuesit kanë kërkuar marrjen e masave për të larguar nga strukturat e PD-së ish funksionarë të lartë të komunizmit.

“Personi që ka nxjerr këtë shkrim quhet Hysen Kica ish i burgosur Politik. Personi që e ka dërguar në Burg, sot është pjesë e strukturave të PD në Dibër. E ka verifikuar Bujar Nishani, Qazim Gjonaj! Kush ma heq një kuriozitet: A duhet një dokument për pastërtinë e figurës dhe ku e marrin këta që kanë duart me gjak“, bën thirrje një nga qytetarët që ka denoncuar rastin.

“Kryetari i Gjykatës së Rrethit Dibër në vitet 80-90 sot është anëtar i PD-së. Pse i pranon PD këta kriminelë?”, ka qenë një tjetër koment.

 

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sari: 28/01/2021 08:44

    aman ore kur ben lajm edhe tufa i azilit mos ngelte njeri, turp

    Përgjigju
  • Tirona: 27/01/2021 20:14

    Do vije nje dite qe antaresia e PD do te ngrihet ne revolte te brendshme brenda partise se tyre dhe do ti flakin njehere e mire e pergjithmone kryesine e tyre qe po drejton sot

    Përgjigju
  • Ardit: 27/01/2021 19:41

    Edhe babaji ÇLITIM GJATES edhte kolegu i QAZIM GJONAJ edhe me i zi se ky!ku jane ato te presekuar Shkodrane qe babai i ÇIMIT i burgosi dhe i presekutoj!,sot quni tije edhte shum aktive ne PD dhe ne studiot televizive !kjo edhte PDja me gjelatet e komunizmit qe do drejtoje Shqiperine neser.

    Përgjigju
  • O tej: 27/01/2021 18:40

    Gjithe halet ne PD

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?