PD braktis Komisionin e Ligjeve: Të
largohet Meta, axhenda të mos vijojë

PD braktis Komisionin e Ligjeve: Të<br />largohet Meta, axhenda të mos vijojë
Partia Demokratike është larguar sërish nga mbledhja e Komisionit të Ligjeve duke vijuar me bojkotin e tyre duke kërkuar largimin e Metës.
 
Në rendin e ditës të Komisionit të Ligjeve ka qenë projektligji për shërbimin e jashtëm, por deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka rikthyer vëmendjen që në fillim të mbledhjes për dorëheqjen e kreut të Kuvendit Ilir Meta, që ky i fundit të mos ketë imunitete, duke theksuar se axhenda nuk duhet të vijojë më tej pa pasur një vendim të tillë.

Ndërkohë që Kreu i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj thekson se ka një kërkesë për mocion për shkarkimin e Kreut të Kuvendit, por opozita nuk pranon të mbledhë Këshillin Legjislativ.

Ndërkohë që pas tyre janë larguar edhe aleatët e Partisë Demokratike, kreu i PR Fatmir Mediu dhe deputeti i PDIU-së, Tahir Muhedini . Para se të largohej Mediu është shprehur se çështja kërkon një përgjigje. Ndërsa socialisti Fatmir Xhafaj i  është përgjigjur që kjo që po bëjnë është absurde.

Ora 10:30 Debatet në Komisionin e Ligjeve para largimit të opozitës
Oerd Bylykbashi
:Kemi kërkuar dorëheqjen e Metës që mos ketë imunitet. Axhenda mos vazhdojë.

Fatmir Xhafa: Ju keni zgjedhur rrugën e llomotitjeve politike. Ka kërkesë për mocion, por opozita nuk pranon te mbledhë Këshillin e Legjislativit .

Fatmir Mediu: Çështja kërkon një përgjigje

Fatmir Xhafa: Është absurde kjo që bëjnë


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)