PD cakton 12 drejtuesit politikë, Kulluri në Report Tv: I njëjti ekip, rezultati nuk pritet të jetë ndryshe! Dhuli: Emrat për Gjirokastrën dhe Vlorën janë pa shpjegim

Partia Demokratike ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku janë bërë publik emrat e përzgjedhur të drejtuesve politik për 12 qarqe të vendit për zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me këtë temë, u diskutua edhe në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ku politikani Edvin Kulluri, u shpreh se ekipi është i njëjtë, dhe rezultati nuk pritet që të jetë ndryshe nga zgjedhjet e kaluara.

 ‘Është i njëjti ekip pune, të njëjtët njerëz, pse duhet që të ndryshojë rezultati këtë herë. Nëse dikush pret që Rama të qeverisë më mirë nuk mund të qeverisë më mirë se kaq. Ata thonë ky ishte më i forti dhe ne shkuam tek ky. Se kuptoj pse i thonë parti politike, ajo ka moton ‘lironi liderin e opozitës’. Nuk mund të jesh dhe kundërshtar i Ramës dhe pasdite të mblidhen poshtë ballkonit për të bërë revolucion. Çfarë regjimi do rrëzojnë këta? Këta janë bashkë’, tha ai.

Për juristin Skerdjan Dhuli, përveç dy qarqeve Vlorë dhe Gjirokastër, emrat për qarqet e tjerë kanë potencial për të qenë drejtues.

‘Dy qarqert e jugut Gjirokastra dhe Vlora janë pa shpjegim dhe emrat e tjerë i plotësojnë kriteret për të qenë drejtues qarqesh. Unë nuk i heq asnjë presje ato që kamë thënë për qarkun Gjirokastër dhe Vlorë, për qarqe të tjera ka potenciale të larta, si Elbasan, Shkodër, Lezhë. Nëse flasim për Vlorën do doja të mos ishte emri në fjalë”, tha ai.

I pyetur nëse do të krijohej një parti e re, a do të bëhej ai pjesë e asaj partie, Dhuli e mohoi këtë.

“Jo nuk e kam menduar sepse unë mendoj se të gjitha pakënaqësitë që kemi për PD duhet që të adresohen brenda partisë, jo duke i rënë shtëpisë me gur. Një parti e re mund të marr një numër x votash, por vetëm PD e rrëzon Ramën, çdo parti që heq vota nga PD i shërben Ramës”, tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:49
Montimi i videos false të Ramës, Gazetari Muça për Report Tv: Berisha e ka qëllim në vetvete shpifjen! S’ka fituar asnjë gjyq deri tani

Gazetari Flogert Muça, në një lidhje skype për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj duke u ndalur tek imazhet e montuara nga PD përmes inteligjencës artificiale, të marra nga një film i vjetër i Hollyëodit ‘Njeriu me shenjë’ të cilave iu vendos një foto e Kryeministrit Rama.

Ai tha se Berisha e ka qëlim në vetvete shpifjen. Sipas tij, kreu i PD nuk ka fituar asnjë gjyq në rastet kur është akuzuar për shpifje.

 “Doktori mesa duket i ka hipur në qejf kjo teknologjia, regjistron veten duke folur nga shtëpia dhe ka filluar që të bëjë edhe për kundërshtarin nga këto gjëra. Kanë marr një skemë filmi të Toni Monatanës dhe i kanë vënë fytyrën e Ramës dhe ajo është bërë virale, me sy të lirë nuk kuptohet nëse është montazh apo është e vërtetë. Dhe u bë report dhe u vërtetua se ishte prodhim i inteligjencës artificiale. Edhe pse lajmi doli fake doktori thoshte prap ja kush na qeverisë ne. Ata i mendojnë njerëzit të trashë dhe thonë të hedhim ca të mundemi, kjo tregton dëshpërim të madh të tyre. Ai e ka qëllim në vetvete shpifjen, por ka humbur gjyqe për shpifje dhe s’ka fituar asnjë gjyq deri tani”, tha ai.

Teksa komentoi fjalimin që mbajti kryetari i PD Sali Berisha nga ambientet e shtëpisë së tij për mbledhjen e Kryesisë ditën e sotme, tha se Berisha nuk ka më frymëzim.

Gazetari u shpreh se në PD diskutohet se çfarë argumenti do të përdoret pas zgjedhjeve dhe jo se si mund të fitohen ato.

“Doktori nuk ka më energji, nuk ka më frymëzim, ai po fliste sikur zgjidhjet kishin mbaruar dhe sikur Rama i vodhi dhe tani duhet bërë revolucion. Duke parë mesazhin e tij politik kupton që nuk ka fare debat a mund të fitojmë zgjedhjet, aty flitet kush do të jetë argumenti ynë pas zgjedhjeve. Primaret janë hiri që u hidhet syve budallenjve, që aty do të vendosin demokratët kush do të jetë kandidatë, Rama, Berisha dhe Meta janë ata që vendosin se kush do të jetë deputet dhe pikë. Shihni doktorin nuk përcjell më asnjë lloj energjie dhe asnjë entuziazëm. Më dhimbset dhe ata që janë fëmijët e tij nuk duhet që ta lejojnë më në television”, tha ai.

S.B/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD persërit kërkesën për qeveri teknike përpara zgjedhjeve,si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nderim për mbrojtësin, stadiumi i Fluminenses do marrë emrin e Marcelos

Nderim për mbrojtësin, stadiumi i Fluminenses do marrë emrin e Marcelos