Partia Demokratike ka vendosur të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjen e Endri Shabanit si Avokat Populli. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja e Report Tv Danjela Maloku. Vendimi është marrë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, e cila zgjati disa orë.
PD e cilëson si të pavlefshëm zgjedhjen e Shabanit, pasi 35 votat që dhanë në mbështetje të tij, i tërhoqën dy ditë pasi u shpallën të gjitha kandidaturat. Tërheqja e firmave nuk u njoh nga Komisioni i Ligjeve e as në Kuvend.
Endrit Shabani u zgjodh Avokat Populli me 85 vota në seancën parlamentare të 11 dhjetorit, proces të cilin opozita e braktisi.
Demokratët kërkuan që nga lista me 6 kandidatë të hiqej Endri Shabani dhe se të vetmet kandidatura që ata mbështesnin ishte ajo e Adriana Kalasë dhe Besim Ndregjonit. Ka qenë vetë demokratët që dhanë firmat për secilin prej kandidatëve, por më pas u penduan e vendosën t’i shpallnin ato të pavlefshme. Si pasojë e zgjedhjes së Shabanit, në mbledhjen me dyer të mbyllura ka patur edhe propozime për radikalizim dhe grevë në parlament, por që nuk është mbështetur nga pjesa tjetër e grupit parlamentar demokrat.
Posti i Avokatit të Popullit prej 3 vitesh mbahej jashtë afateve nga Erinda Ballanca. Një rregull i pashkruar parlamentar i jep të drejtën opozitës për të propozuar kandidatin, ndërsa opozita edhe pse i dha fillimisht mbështetjen, e cilëson zgjedhjen e Shabanin jolegjitime.
Në mbledhjen e grupit u vendos që edhe nesër të mos marrin pjesë në komisionet parlamentare, jo si bojkot, por për të shkuar te qytetarët për protestën e 22 dhjetorit.
Komente










Tani Shabani te dergoje ne gjykaten kushtetuese statusin e PD qe kur humbet Zgjedhjet te jepet doreheqje ! Do ishte rast unik ta rrezonte Shabani doktorin e pabesueshme !
PërgjigjuKy eshte rasti I vetem qe duket sikur ka te drejte
Përgjigju