PD këmbëngul te koalicionet, Gjiknuri: Duan ta bllokojnë! Arrestimet në Durrës? Depolitizimi, 'gardiani' më i mirë i votës

Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se PD-LSI nuk heqin dorë nga kërkesa për të mos ndryshuar sistemin aktual të koalicioneve, por shtoi se shumica është e vendosur për miratimin në 30 korrik.

"Fatkeqësisht opozita jashtë parlamentit ndodhet në qëndrimet bllokuese për të bllokuar kushtetutën apo implementimin bazuar te 2-3 kërkesat e saj të natyrës politike. Amendimet kushtetuese, por edhe ata nuk japin asnjë argument, përtej kushtit që koalicionet të jenë sikur janë dhe asgjë tjetër. Por amendimet nuk pengojnë hapjen e listave 100% dhe as koalicionet parazgjedhore. PD-ja ka thjesht qëllimin e bllokimit për të mos e bërë të mundur këtë arritje.

Ata thonë se shqetësimi i tyre nuk është hapja e listave, por kanë cështjen e koalicioneve, u kemi thënë të zgjedhin një model si paraqiten në vendet që kanë proporcional rajonal. Koalicionet rregullohen në kod, le të marrim një model. Ne jemi dakord, cdo vend i hapësirës së OSBE-së, që ka këtë sistem, le të zgjedhin formulën.

Parlamenti nuk ka bërë asnjë gabim, e gjithë procedura është në rregull, edhe referuar shqetësimeve për frikën si ishte shkruar dispozita, do të thotë se parlamenti ka reflektuar, por hajde të gjejmë modelin. Fleta e votimit është problem teknik, këtu kemi problemin principal, koalicion sipas një modeli të vendeve të OSBE-së" tha ai.

PD-ja thotë se PS-ja do të ndryshojë  sistemin e koalicioneve pasi ka frikë nga humbja, por cfarë mendon Gjiknuri? "Nuk e di si i bën llogaritë secili. Kur kemi një ndryshim me listat e hapura dhe do të marrim një model që e njeh këtë. Gara me koalicione lejohet, do ta rregullojmë në kod sipas një formule model të mbështetur në një nga vendet e OSBE-ODHIR" tha ai.

Por a rrezikohet marrëveshja e 5 Qershorit nëse ndryshimet kushtetuese bëhen pa konsensus? "5 qershori është miratuar. Sot u kërkua ODHIR-i, por për shumë kohë u mbajt larg". Ai kishte një koment edhe për arrestimet e komisionerëve në Durrës për manipulimin e votave. "Sot u konfirmua se komisionerë të të gjitha partive kanë tjetërsuar votat, depolitizimi i administratës është 'gardiani; më i mirë" tha ai.


Lajmi kryesor:

S'ka pakt në Këshill, ekspertët: Garimi me listë unike s'pengon koalicionet! PD-LSI: Mos preket formula! Rama nuk tërhiqet: E votojmë në 30 korrik


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki