S'ka pakt në Këshill, ekspertët: Garimi me listë unike s'pengon koalicionet! PD-LSI: Mos preket formula! Rama nuk tërhiqet: E votojmë në 30 korrik

TIRANE-Nuk ka marrëveshje në Këshillin Politik për hapjen e listave dhe formulën e re të koalicioneve për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021. Tre orë diskutime nuk kanë mjaftuar për të afruar palët. Pika e fortë dhe kryesore që i ndan lidhet me formulën e koalicioneve. Opozita jashtë parlamentit PD-LSI nuk pranon që të ndryshohet formula, pra që të garojnë në një listë unike, sikur shumica socialiste ka paralajmëruar me vendosmëri se do të miratohen në datë 30 korrik. Përfaqësuesit e PD-LSI, Bylykbashi dhe Vasili thanë pas mbledhjes së janë dakord me listat, por që të hapen 100%, por me kushtin që koalicionet të mos preken.

Damian Gjiknuri u përgjigj duke thënë se opozita jashtë parlamentit të gjejë një formulë në një vend që listat e hapura dhe koalicionet me formulën aktuale janë në harmoni dhe kjo do të implementohet edhe në Shqipëri. Pak minuta pas mbledhjes së Këshillit Politik, kryeministri Edi Rama u shpreh edhe njëherë i prerë dhe i qartë kur tha se të dyja, si listat dhe koalicionet me formulën e re do të miratohen në 30 korrik. Sa i përket opozitës parlamentare, Rudina Hajdari u shpreh e kënaqur kur doli nga mbledhja pasi deklaroi se mori premtimin nga shumica se listat do të hapen 100%.

Ekspertët e Këshillit Politik në përgjigjen e kthyer për përfaqësuesin e PS-së, Damian Gjiknuri shprehen se garimi me një listë unike, pra sikur e kërkon shumica socialiste nuk pengon dy ose më shumë parti politike që të regjistrojnë kandidatë, d.m.th. nuk pengon një koalicion zgjedhor të regjistrojë kandidatë, sikur pretendon PD-ja. Në mbledhjen e Këshillit Politik ishin edhe Kujtim Gjuzi me Zef Shtjefnin me argumentin se përfaqësojnë tetë parti parlamentare. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:43
Rama i prerë, PD: Për listat jemi dakord, por për koalicionet jo, po merr peng Shqipërinë

Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi i është përgjigjur vendosmërisë së kryeministrit se në 30 korrik do të votohet hapja e listave dhe formula e re e koalicioneve, me listë unike, jo si tani. "Heqja e koalicioneve parazgjedhore, pragu kombëtar për partitë e vogla dhe ndryshimi i zonave zgjedhore, nuk janë risi, por halli personal i ER me zgjedhjet e ardhshme dhe halli i krimit të organizuar me Qeverinë e ardhshme. Këtë nuk ta zgjidh dot PD dhe Opozita e Bashkuar sepse ne koalicionin e kemi me qytetarët dhe jemi të vendosur ta ruajmë dhe ti shërbejmë vetëm interesit të Shqipërisë/shqiptarëve.

Aktet e njëanshme të koalicionit të krimit të organizuar marrin peng Shqipërinë dhe minojnë zgjedhjet dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar është 100 % dakord, për hapjen 100 % të listave të kandidatëve. Për këtë jemi të gatshëm të punojmë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur, pa ndërprerje dhe pa asnjë vonesë" tha Bardhi.

Ora 15:41
PD kundër, Rama i vendosur: Bëni ç'të doni, Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave

Kryeministri Edi Rama është i vendosur për votimin në 30 korrik në Kuvend të hapjes së listave dhe formulës së re të koalicioneve, pavarësisht kundërshtimit të opozitës.

"Miqve të PD u them shumë thjeshtë: Kuvendi në 30 korrik voton hapjen e listave dhe këtë jo ju, po as ne nuk e ndryshojmë dot, sepse ky është qartësisht vullneti i shqiptarëve edhe përtej partive që sot janë në parlament! Fatmirësisht risitë kushtetuese nuk pengojnë asgjë për ju!

Shqipëria është shumë e vogël për sherre e mosdakordësira që zmadhohen nga hiçi dhe pushteti shkon e vjen po Shqipëria mbetet, prandaj mendoni pak më shumë për Shqipërinë dhe pak më pak për sherrin e radhës, se me sherr as keni fituar e as fitoni dot ju, po lëndohet Shqipëria!

Ju doni lista të hapura 100%!Votimi i 30 korrikut nuk e pengon këtë. Jemi gati ta diskutojmë pa humbur asnjë ditë pas 30 korrikut. Ju doni koalicion parazgjedhor s'e nuk ndaheni dot nga LSI! As këtë s'e pengon votimi i 30 korrikut. Edhe këtë e zgjidhim po të keni vullnet pozitiv.

Shkurt, pengesa juaj sot nuk është as kushtetuese,as juridike,po thjesht politike!Ju doni të merrni peng hapjen e listave e të zvarrisni procesin me alibira absurde.Por për këtë s'keni konsensus nga ne dhe mund ta bëni pa ne, siç bëtë kur dogjët mandatet e kur ikët nga zgjedhjet" shkruan Rama.

Ora 15:27
Nuk ka marrëveshje, PD-LSI: Dakord për listat, por koalicionet të mos preken

PD nuk heq dorë nga kushti që koalicionet nuk duhet të ndryshohen. Opozita jashtë parlamentit edhe në mbledhjen e sotme të këshillit tha se është dakord për hapjen 100% të listave, por jo për të ndryshuar formulën e koalicioneve.

"Në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik kërkuam përsëri nga maxhoranca që të shprehet në parim, nëse është dakord që të ecet me propozimin që të hapen 100% listat e kandidatëve, duke ruajtur të paprekur koalicionet zgjedhore siç janë sot dhe formulën e shpërndarjes së mandatave. Përsëri u ndeshëm me refuzimin e Partisë Socialiste, refuzim për të pranuar këtë propozim kompromisi të Opozitës së Bashkuar. 

Partia Socialiste nuk ka ndryshuar asnjë centimetër pozicionin e saj, të veprimit të njëanshëm dhe ndryshimit të njëanshëm të Kushtetutës.  E bëmë të qartë siç e kemi bërë të qartë më përpara që janë veprime që do të prishin Marrëveshjen e 5 Qershorit.

Ne propozuam që të hiqet dorë nga ndryshime të njëanshme, të hartohet një amendament i përbashkët në lidhje me hapjen e listave dhe pa prekur asgjë tjetër në Kushtetutë dhe këtë ta bëjmë me ekspertizën ndërkombëtare. 

Për të garantuar që procesi do të mbetet i paprekur dhe përtej lojrave diabolike të Edi Ramës dhe të maxhorancës, ndryshimet kushtetuese dhe ato ligjore në këtë Kod Zgjedhor të jenë bashkë dhe t’i çohen parlamentit në mënyrë që të jetë çdo gjë e qartë.

Kemi një model që është tashmë prej 17 vitesh i konsoliduar, marrë nga Italia dhe i përdorur dhe nga shtete të tjera, është miratuar në vitin 2003, nuk ka prodhuar asnjë lloj krize dhe problemi në zgjedhje modeli i koalicioneve që përdor Shqipëria.   

Nuk ka asnjë rekomandim të OSBE-ODHIR apo të Komisionit të Venecias për ndonjë problematikë dhe që duhet ndryshuar kjo. Është vetëm një lojë e Edi Ramës për të ndryshuar rregullat para zgjedhjeve për t’i hequr mundësinë shqiptarëve që përveçse të përcaktojnë se kush është fuqia me vota e çdo kandidati, gjithashtu të përcaktojnë në mënyrë transparente me votën e tyre, kush është fuqia elektorale e çdo partie.

Edi Rama përpiqet të bëjë këtë lloj konfuzioni për të arritur qëllimet e tij nga frika që ka përballë koalicionit të opozitës së bashkuar. E përsërisim, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë diskutimin me transparencë dhe konsensus për të bërë së bashku amendime që do të hapin listat e kandidatëve 100% pa prekur asgjë tjetër që ndryshon rregullat themelore të procesit zgjedhor" tha Oerd Bylykbashi. 

Për Petrit Vasilin, Edi Rama po tenton të ndalojë koalicionet nga frika e humbjes. "Desha t'u sqaroj që në 6 muajt e këtij komisioni kërkush askush as nga PS-ja dhe as nga të tjerë në atë sallë apo kuvend nuk është kërkuar edhe njëherë që të flitet për koalicionet parazgjedhore. I vetmi argument që është ngritur ka qenë për listat e hapura. Edhe zonja Hajdari tha sot se kishte firmosur vetëm për listat e hapura, jo koalicionet, i gjithë ky puç bëhet nga PS-ja.

Koalicionet parazgjedhor do të thotë humbje për Edi Ramën. Gjiknuri pyetjes për modelin e fletës së votimit iu shmang duke thënë se është problem teknik, por Edi Rama është çjerrë duke thënë fletë votimi sa një çarçaf, ndërsa kur zgjidhja është para syve e shmangin". Në fund, Vasili kishte një vërejtje për SPAK, se përse nuk e fitoi hetimin nga krimi zgjedhor në Dibër por nga Durrësi. "SPAK nga nuk ka filluar nga numri më i vogël 184, por 339".

Ora 15:04
Rudina Hajdari: Mora garanci nga PS-ja që listat do të hapen 100% (VIDEO)

Rudina Hajdari u shpreh në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik se mori garanci nga PS-ja që listat do të hapen 100%. "Pavarësisht një procesi goxha të gjatë këtu në këshillin politik, të gjithë jemi të lodhur, por qytetari po triumfon. Zëri i qyteatrëve do të dëgjohet, ne do të shkojmë drejt ndryshimeve kushtetuese. Edhe pse jemi lodhur, edhe pse ka pasur tone të larta mashkullore, i kam duruar me një qëndrim, për të garantuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

Në këtë mbledhje morëm garanci, që shumica duhet të kuptojë, që listat do të hapen 100%, kjo garanci u dha sot. Pas ndryshimeve kushtuese jam e hapur për të bashkëpunuar me PD-në për të amenduar Kodin Zgjedhor për hapjen e listave 100%. Cdo standard që garanton këtë drejtë, edhe koalicionet, që prekim një standard që përkon me vendet e BE-së, por edhe një standard që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. 30 Korriku është mënyra më e drejtë për të garantuar atë që kemi kërkuar".

Ora 15:04
PD këmbëngul te koalicionet, Gjiknuri: Duan ta bllokojnë! Arrestimet në Durrës? Depolitizimi, 'gardiani' më i mirë i votës

Përfaqësuesi i PS-së Damian Gjiknuri u shpreh se PD-LSI nuk heqin dorë nga kërkesa për të mos ndryshuar sistemin aktual të koalicioneve, por shtoi se shumica është e vendosur për miratimin në 30 korrik.

"Fatkeqësisht opozita jashtë parlamentit ndodhet në qëndrimet bllokuese për të bllokuar kushtetutën apo implementimin bazuar te 2-3 kërkesat e saj të natyrës politike. Amendimet kushtetuese, por edhe ata nuk japin asnjë argument, përtej kushtit që koalicionet të jenë sikur janë dhe asgjë tjetër. Por amendimet nuk pengojnë hapjen e listave 100% dhe as koalicionet parazgjedhore. PD-ja ka thjesht qëllimin e bllokimit për të mos e bërë të mundur këtë arritje.

Ata thonë se shqetësimi i tyre nuk është hapja e listave, por kanë cështjen e koalicioneve, u kemi thënë të zgjedhin një model si paraqiten në vendet që kanë proporcional rajonal. Koalicionet rregullohen në kod, le të marrim një model. Ne jemi dakord, cdo vend i hapësirës së OSBE-së, që ka këtë sistem, le të zgjedhin formulën.

Parlamenti nuk ka bërë asnjë gabim, e gjithë procedura është në rregull, edhe referuar shqetësimeve për frikën si ishte shkruar dispozita, do të thotë se parlamenti ka reflektuar, por hajde të gjejmë modelin. Fleta e votimit është problem teknik, këtu kemi problemin principal, koalicion sipas një modeli të vendeve të OSBE-së" tha ai.

PD-ja thotë se PS-ja do të ndryshojë  sistemin e koalicioneve pasi ka frikë nga humbja, por cfarë mendon Gjiknuri? "Nuk e di si i bën llogaritë secili. Kur kemi një ndryshim me listat e hapura dhe do të marrim një model që e njeh këtë. Gara me koalicione lejohet, do ta rregullojmë në kod sipas një formule model të mbështetur në një nga vendet e OSBE-ODHIR" tha ai.

Por a rrezikohet marrëveshja e 5 Qershorit nëse ndryshimet kushtetuese bëhen pa konsensus? "5 qershori është miratuar. Sot u kërkua ODHIR-i, por për shumë kohë u mbajt larg". Ai kishte një koment edhe për arrestimet e komisionerëve në Durrës për manipulimin e votave. "Sot u konfirmua se komisionerë të të gjitha partive kanë tjetërsuar votat, depolitizimi i administratës është 'gardiani; më i mirë" tha ai.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 29/07/2020 10:14

    Si e ka thon vet I modhi Ed Rama "What the fuck "

    Përgjigju
  • Lexues: 29/07/2020 10:00

    Po ku terhiqet rama, presidentin e shkarkoi...mudafaka

    Përgjigju
  • vjosa: 28/07/2020 16:53

    TI GJIKNUR JE NE dosjen 339,,,,doishte mire te depolitizonit komisionet e numerimit te votave,,, qe te lani gabimet qe keni bere ne te shkuaren...

    Përgjigju
  • Lefteria: 28/07/2020 16:41

    Mbështes pa rezerva Rudin, e çiltër, e drejtpërdrejtë por pa eksperiencë marëdhënie me rinocerontët e politikës shqiptare. Mora garanci nga PS-thotë Rudi. Po ku i zihet besë këtyre lloj mostrash? Këta koklavisin me laps e me letër skema të tilla që të ketë gjithnjë ngërçe, mangësi ligjore etj..

    Përgjigju
  • Patriotii: 28/07/2020 15:53

    Jan armiq te betuar veetem te pengojn se jan te mar fund asnje nga ato fytyra nuk do i shohim me...ska o sali krimineli hajduti luli krimineli hajduti mashtrusi medi kriminel-hajduti like hajduti mashtrusi trafikanti mafjoz vrasesi etj..asnje kualicion para zgjedhor secili te matet vet...ini ber njqind parti ...

    Përgjigju
  • Erik: 28/07/2020 15:26

    Hapi xhan 100%, por do e mbushni parlamentin vetem me burra kokorroshe, grate do jene sa gishtat e dores ne ato ulese.

    Përgjigju
  • votuesi: 28/07/2020 15:07

    Asnje koalicion, gjithsecili te garoje me vete. Matni forcat dhe pastaj beni koalicione sa te doni.

    Përgjigju
    • Kol: 28/07/2020 19:24

      Pd+ lsi i thone ps voto ligjin te fitojme ne. Cudi e madhe ps te votoj per te hubur. Ku eshte pare ne bote qe mazhoraces ti thuet hub zgjedhjet se keshtu duam ne. Pika

  • Qobani: 28/07/2020 11:25

    Unë për veti kam ngran shum mish derri në periodat e kalume,me pak buk e shum mish e kalojsha dimnin,me vullnet kam pranu për me punu disa dekada me pagu borqin,dhe me ja fresku shpirtin Zotni derrit,në ket bot ska kurgja falas,po ju që po jetoni nkorriz t’huaj a po doni me hi nshishe aty smundeni me u anku,asë avokatat nuk bajn punë,a po zgjedhni pun vullnetare?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë