PD kundër hapjes së listave: Tani nuk mund të bëhet, nëse veproni prishim marrëveshjen e Reformës Zgjedhore

PD kundër hapjes së listave: Tani nuk mund të bëhet, nëse veproni prishim marrëveshjen e Reformës Zgjedhore

TIRANE-Menjëherë pas ofertës së Partisë Socialiste për opozitën parlamentare që në këmbim të votës për reformën zgjedhore do të pranojnë ndryshimin e sistemit, reagoi Partia Demokratike duke e kundërshtuar. Selia blu u pozicionua hapur kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor një vit para zgjedhjeve parlamentare. Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, PD-ja tha se ndryshimi i sistemit kërkon reformim të plotë të sistemit kushtetues.

Kjo gjë, vijon më tej PD-ja, nuk mund të ndodhë tani për disa arsye duke akuzuar shumicën për kriminalizim të parlamentit dhe qeverisjes, blerjen e votës dhe faktin që jemi vetëm një vit para zgjedhjeve. Edhe për vendimmarrjen, PD-ja thotë se u takon qytetarëve me referendum.

Partia Demokratike kërcënon shumicën se çdo veprim i njëanshëm për ndryshimin e sistemit zgjedhor do të prishte marrëveshjen e 5 qershorit, drafti i së cilës pritet që të votohet në fund të korrikut në parlament.

"Palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE. Partia Demokratike nuk është kundër diskutimit për rishikimin e sistemit zgjedhor, por kjo kërkon një reformim të plotë të sistemit kushtetues për të cilën PD ka një propozim konkret.

Megjithatë, kjo nuk mund të ndodhë në kushtet e kriminalizimit të parlamentit dhe të qeverisjes, në kushtet e blerjes së votës nga pushteti dhe mosndëshkimit të këtij krimi nga drejtësia. Reforma kushtetuese, ku përfshihet edhe çdo ndryshim i mundshëm i sistemit zgjedhor nuk mund të jetë një pazar i fundit të korrikut.

Ky proces duhet të jetë transparent dhe vendimmarrja duhet t’u përkasë qytetarëve, përmes referendumit popullor. OSBE/ODIHR ka konfirmuar se ndryshime të tilla nuk mund të ndodhin një vit para zgjedhjeve.

Ndaj, hapja në këtë moment, e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë" deklaron PD-ja.

Me qëndrimin e prerë të opozitës së drejtuar nga PD-ja, hapja e listave duket shumë e vështirë pavarësisht se Partia Socialiste pranoi që të diskutonte me opozitën parlamentare për këtë pikë në këmbim të votave për miratimin e reformës zgjedhore. 

Kreu i grupit të PS-së Taulant Balla i tha sot opozitës në Kuvend se "Ne jemi gati të u japim konsensusin për ndryshimet kushtetuese", pra hapjen e listave, në këmbim të votave për reformën zgjedhore.

Ndërkohë që ministrja e shtetit për marrëdhëniet Elisa Spiropali i kërkoi Bashës dhe Kryemadhit që të flisnin. Vetëm disa orë më pas, Lulzim Basha e refuzoi hapjen e listave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • LYL TYTA: 10/07/2020 08:06

    O LYL TYTA PO TI JE NJERIU MË ORDINER I SHQIPRIS. PO TI I KE RËN DAULLES SË XHILOL MUTZIU PËR LISTA TË HAPUR E TANI TI NXJER FYTYRËN TËNDE TË VËRTET QË JE GËNJESHTAR, HAJDUT, E KRIMINEL. POPULLI PO KA FAKTET E PA KUNDËRSHTUSHME SE KUSH JE TI MOR MONSTËR. PO TI JE AQ IDJOT SA MENDON SE DO GËNJESH SHQIPTARËT NË VITIN 2020. IDJOT I LER KOMPLET PLER.

    Përgjigju
  • Loni: 09/07/2020 19:30

    Po pse tani e moret vesh ju qe listat e hapura si do pd-lsi...se pastaj nuk e sheh me ne parlament as lulken as sali kriminelin e as .....

    Përgjigju
  • Força injoranca: 09/07/2020 17:56

    Hajde parti hajde

    Përgjigju
  • KARAFILI LYL: 09/07/2020 16:38

    O LYL PO TI JE DEMOKRAT O LYL KARAFILI. PO PSE NUK DO LISTA TË HAPURA ÇFAR TË KEQE KA MOR LYL APO S'TË DEL LLOGARIA O KARAFIL PA ER.

    Përgjigju
  • Haha: 09/07/2020 16:07

    PD muk do te hapen listat... Vokshi Grida apo Monika jane per haphe kembesh

    Përgjigju
  • ca vete kshu: 09/07/2020 15:43

    Kaq te trash jan kta te PD qe e thone hapur fare qe nuk i duan listat e hapura.. Kshu mendojn se do vin ne pushtet kta? Kaq budallenj ju duken njerezit ktyre qe bejn nje sqarim kot aty jopo reform e plote kushtetuese futja kot. Kta duhet te jen te paret qe te kerkojne listat e hapura po duan te vin ne pushtet, ti kerkojn qe sot ne dark madje jo kur te piqen mënat

    Përgjigju
  • B*3: 09/07/2020 15:21

    Nuk do lulka and co se e dine mire qe nuk do marrin kurre me vota per ne kuvend

    Përgjigju
  • Ilir: 09/07/2020 15:18

    Kush ju meson keshtu o Luli?! E tmerrshme! A i lexon sondazhet apo jo? Populli do lista te hapura o Luli!...

    Përgjigju
  • Miku: 09/07/2020 15:04

    Keta jane ne nje kazan te gjithe. Hajduta ,vrasjes,politikane interesaxhinj. Neqoftese e vuajta une s'do te doja t'a vuante kurre femija im ne ate vend te mbrekullueshem nga natyra ama i "vdekur" nga pushtetaret

    Përgjigju
    • O Lum Miku?: 09/07/2020 16:34

      Pervecse kazan jane jashtqitje

  • Ehuu: 09/07/2020 14:59

    po keta thoshin qe nuk do rama te hape listat, ja qe qekan keta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës