PD mbledh të shtunën Këshillin Kombëtar, do zgjidhet Kryesia e re dhe do caktohet data e protestës

PD do të mbledhë te shtunën më 19 janar Këshillin Kombëtar, i cili do të zgjedhe lidershipin e saj te ri. Të shtunën do të zgjidhen edhe nënkryetarët e Partisë, Sekretari i përgjithshëm i PD-së dhe 4 sekretarë. Në Kryesinë e PD-së hyn drejtpërdrejtë pa votë veç kreut të PD-së, edhe zëdhënësja e PD-së, sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe kryetarët e LGDSH dhe FRPD.

Kryesia e re, e cila do të dalë nga votat e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD-së, do të ketë vendimmarrje të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet vendore. Statuti i PD-së parashikon se eshte Kryesia që vendos për kandidatët për kryetarë bashkie dhe deputetë. Këshilli Kombëtar duhet të zgjedhë këtë të shtunë edhe kryetarin e saj me një mandat 4-vjeçar.

Gjithashtu, nga kjo mbledhje e Këshillit Kombëtar demokrat pritet të caktohet edhe data e nisjes së protestave, pas paralajmërimit që opozita e bashkuar dhe kryetari i PD, Lulzim Basha, paralajmëruan mbrëmjen e kaluar. 

Nga 353 emrat e Këshillit të ri Kombëtar, 150 prej të cilëve të zgjedhur nga Kuvendi i kësaj force politike, spikasin ata që konsiderohen kundërshtarë të kreut demokrat Lulzim Basha. Me ndryshimet e bëra në statut, Këshilli kombëtar ka anëtarë të përhershëm të tij përveç ish-presidentëve, ish-kryeministrave dhe ish-kryetarëve të Partisë Demokratike, edhe ish-kryeparlamentarët që janë anëtarë të PD në momentin e thirrjes së këshillit.

Është ky Këshill i përbërë nga anëtarët e zgjedhur nga Kuvendi Kombëtar, krerët demokratë të bashkive, deputetët, krerët e degëve, Sekretari i Përgjithshëm, ata funksionalë dhe ish-kryeministra, ish-presidentë dhe ish-krerë parlamenti, i cili do të zgjedhë për herë të parë kryetarin e Këshillit me mandat 4 vjeçar, sipas përcaktimit të nenit 50 të statutit. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja